• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR ME BURGIM TË PËRJETSHËM/ “Gaxhai” futet në operacion, çfarë ka ndodhur
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR ME BURGIM TË PËRJETSHËM/ “Gaxhai” futet në operacion, çfarë ka ndodhur

18 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazmend Braka ose i njohur si Gaxha i dënuar me burg përjetë i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal në zemër .

Burime për Top Channel bëjnë me dije se pas kësaj ai do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni.

Prej gati më shumë se 20 vite, një prej personazheve të njohur të botës së krimit ai qëndronte i mbyllur në qeli. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh në qytetin e Vlorës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Është një nga të dënuarit, i cili ka tentuar të paktën tre herë të arratiset. Hera e fundit është ajo e vitit 2005, ku tentoi të largohej nga burgu 302 përmes një tuneli. Ndërkohë që, familja e tij mësohet se nuk jeton në Shqipëri, por në Gjermani. Gazmend Braka është babai i tre fëmijëve.

Ai u arrestua në vitin 1997 për kryerjen e një sërë krimesh në emër të organizatave kriminale, me bazë në qytetin Vlorës. Banda e drejtuar prej tij ishte me qendër në Cerkovinë, ndërsa krimet kryheshin në mënyrë të organizuar në të gjithë qytetin. Në Vlorë u krijuan disa grupe kriminale, me të cilat Gaxhai ishte në rivalitet. Kundërshtari më i madh për të ishte banda e ngritur dhe drejtuar nga Zani Çaushi.

Në grupin e Gaxhait bënin pjesë: Armando Sulejmani, Sokol Sinomati, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu. Këta të fundit morën të gjithë nga një dënim me 25 vite burg. Që nga momenti kur Gaxhai u dënua me vendim të formës së prerë, emri i tij është përmendur shumë rrallë në media

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI SKENAR FILMASH/ Flet instruktori i pilotit: Kopjoi historinë time, më grabitën me gruan e na plagosën
Previous article NGA FRUTAT E DERI TEK EMRAT E KAFSHËVE/ Një listë me fjalë "të sigurta" për t'u përdorur gjatë s*ksit

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT