• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR ME 17 VITE BURG/ Biznesmeni italian Beccheti ankimon vendimin në Apel
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR ME 17 VITE BURG/ Biznesmeni italian Beccheti ankimon vendimin në Apel

28 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Biznesmenin italian Francesco Becchettin, i dënuar me 17 vite burg për krijimin një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash, përmes kompanive të tij, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës. Biznesmeni ka paraqitur ankim në gjykatën e Apelit pasi akuzohet për ngritje të një skeme të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Po ashtu edhe nëna e tij Liliana Condomitti ka bërë ankim e cila është dënuar me 8 vite burg, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Mësohet se gjithashtu është ankimuar vendimi i shkallës së parë edhe nga tre shoqërite private të cilat dyshohet se janë të përfshirë në këtë skemë. Francesco Becchettin u dënua se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.

Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Pas një përballje të gjatë me prokurorinë dhe gjykatën shqiptare Francesco Becheti është deklaruar fajtor.  Akuzat e ngritura  nga prokuroria e përfaqësuar në gjykim nga vetë Kryeprokurorja Elizabeta Imeraj, janë gjetur të drejta akuzat e ngritura dhe tashme drejtësia ka konkluduar me fajësi. Kjo është përgjigja e drejtësisë shqiptare pas një kalvari të gjatë shtyrjesh me manovra procedurale të seancave gjyqësore. Çështja penale ka filluar në vitin 2014, dhe sot drejtësia foli, Becchetti u dënua.

Bashkëpunëtorin e tij italian Mauro De Renzis u dënua me 16 vite burg  për “Falsifikim të dokumenteve”, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Krijimi i skemave mashtruese”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”

Me 8 vite burg është dënuar e ëma e Becchetit, Liliana Condomitti dhe 8 vite për Erjona Troplini, të cilat akuzohen për “Pastrimi të produkteve të veprës penale”. Ndërsa Stavri Peci dhe Fetah Dervishi janë dënuar me shërbim prove për shkak të moshës

Gjykata ka vendosur edhe që 4 kompanitë e sekuestruara Becchettit, konkretisht për “Energji” sh.p.k. “Cable System” sh.p.k, “400 KV” sh.p.k dhe “Agon Set” sh.p.k i kalojnë shtetit.

Vendimi është marrë nga gjyqtarët Lazer Sallaku, Besnik Hoxha dhe Sokol Pasho. E pranishme në seancë ishte vetë drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Ymeraj, e shoqëruar nga prokurorët Mirela Cano dhe Leonard Filopat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON Kremlini: Dërgesat e armëve në Ukrainë rrezikojnë sigurinë evropiane
Previous article LUFTA/ Imazhet satelitore tregojnë dëme në fabrikën e çelikut në Mariupol, një ushtari bllokuar

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

OPERACION MASIV NË KRUJË/ 3 helikopterë kundër zjarreve! Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara Aktualitet

OPERACION MASIV NË KRUJË/ 3 helikopterë kundër zjarreve! Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT