• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR ME 10 VITE BURG/ Ekstradohet nga Spanja 64-vjeçari. I premtoi Australinë dhe e la në Indonezi shqiptarin…
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR ME 10 VITE BURG/ Ekstradohet nga Spanja 64-vjeçari. I premtoi Australinë dhe e la në Indonezi shqiptarin…

17 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ka mbërritur në Shqipëri, Luan Bundo i arrestuar pas denoncimit në emisionin ‘Pa gjurmë’, për trafik klandestinësh kundrejt 13 mijë euro. Publikimi i rrjetit të tij të trafikut u bë në emisioni ‘Pa gjurmë’ nga familjarët e 32 vjecarit, Mensur Premçi i cili rezulton i humbur prej 7 vitesh.

Njoftimi i Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Spanjë dhe ekstradohet drejt Shqipërisë, një shtetas i dënuar me 10 vite burg.

Nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Spanja drejt Shqipërisë, i shtetasit Luan Bundo, 64 vjeç.

Shtetasi Luan Bundo është arrestuar nga autoritetet policore në Madrid, pas shkëmbimit të informacionit policor mes Interpol Tiranës me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite të tjera heqje lirie, për veprën penale “Mashtrimi”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Luan Bundo i ka premtuar shtetasit Mensur Premçi se do ta shoqëronte për në Australi, kundrejt pagesës. Të dy së bashku kanë shkuar fillimisht në Indonezi dhe prej atje, me një peshkarexhë që drejtohej nga njerëz të cilët ishin njohje me shtetasin Luan Bundo, do të kalonin ilegalisht për në Australi. Familjaret e Mensur Premçi kanë humbur kontaktet me të dhe më pas nuk kanë pasur asnjë komunikim apo informacion për vendndodhjen e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEJOI SHFRYTËZIMIN E NJË HAPSIRE PUBLIKE PËR.../ Arrestohet ish-kreu i IMT Dibër
Previous article LORENC VANGJELI/ SPAK-u dhe frika, çift surprizë për “djemtë e këqinj”

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT