Gazetari Enton Abilekaj i ka dalë në mbrojtje Elsa Lilës, e cila u arrestua sot nga policia italiane, e akuzuar si pjestare e një bande droge.
Përmes një postimi në Facebook, Abilekaj shprehet se e njeh nga afër këngëtaren, për të cilën thotë se dikur pushtoi skenën shqiptare dhe arriti deri në Sanremo, duke përshëndetur në shqip.
Ai thotë se shpreson që këngëtarja të dalë e pafajshme nga kjo situatë.
Postimi i plotë i Enton Abilekajt:
Elsa Lilen e njoh nga larg si nje vajze qe ka vuajtur shume qe kur humbi nenen dhe pastaj u rrit para kohe dhe me mundim. Nje vajze me ze te arte, me te cilin pushtoi skenen shqiptare dhe arriti deri ne Sanremo. Aty, ne tempullin e muzikes italiane, beri ate qe nuk e ka bere askush, pershendeti ne shqip. Edhe mund ta kete penalizuar veten me kete, por neve na beri krenare.
Me tej jeta e saj artistike dhe private ka patur ulje- ngritje.
Kjo e sotmja eshte pika me e ulet, por, pertej humorit qe behet me te drejte, personalisht vazhdoj te shpresoj se do te dale e pafajshme. Si shqiptar ende nuk ia kam shlyer borxhin e asaj nate te paharrueshme ne Sanremo.


