• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DEHUR DHE PA PATENTE/ Shoferi i kamionit përfundon në oborrin e banesës, shtyp disa bagëti në Peqin (VIDEO)
Home
Breaking News

I DEHUR DHE PA PATENTE/ Shoferi i kamionit përfundon në oborrin e banesës, shtyp disa bagëti në Peqin (VIDEO)

10 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një kamion ka dalë nga rruga në aksin Elbasan-Peqin dhe ka përfunduar në oborrin e një banese, duke dëmtuar murin rrethues. Report Tv sjell video ekskluzive të momentit kur kamioni del nga rruga, futet në kasollen e bagëtive dhe përfundon në oborrin e banesës.

Nga ana e saj, policia sqaron se mjeti ka dëmtuar kasollen e bagëtive, ku ka shtypur një lopë dhe disa shpendë, ndërsa shoferi ka qenë i dehur. Policia ka arrestuar shoferin e mjetit, 53-vjeçarin B. S., i cili nuk i është bindur punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit, ndërsa ishte dhe pa patentë.

Report Tv mësoi se shoferi i kamionit nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, duke u larguar me shpejtësi, por që ka përfunduar jashtë rrugës. Ai është transportuar në spital për të marrë mjekim, ndërsa për tre akuzat rrezikon deri në 5 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi: B.S., 53 vjeç, banues në Durrës.

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, Elbasan, shtetasi i lartpërmendur duke drejtuar mjetin tip “trajleri” ka dalë nga rruga, dhe nuk i është bindur punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.

Si pasojë, ka dëmtuar kasollen e bagëtive ku ka shtypur një lopë dhe disa shpendë, në pronësi të shtetasit T.S., 43 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuar nga nenet 291, 242 , të Kodit Penal.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ky është vendimi i FUNDIT i Lewandowskit për të ardhmen (FOTO)
Previous article Rihanna e tensionuar me Hassan Jameel gjatë pushimeve në Meksikë (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT