Një 25-vjçar shqiptar pasi është kap duke udhëtuar me dokumente të rreme është dënuar. Sipas dëshmive që ai ka dhënë në polici, tha se destinacioni i udhëtimit të tij ishte Manchesteri, në Britani të Madhe.
Më tej 25-vjeçari i identifikaur si Ardit Vladi, ka pranuar se i kishte blerë në Shqipëri për 1200 Euro dokumentet e falsifikuara, bëjnë me dije mediat malteze.
“Unë kam bërë gabim, nuk kam nevojë për kohë shtesë për të menduar për këtë”, u përgjigj kur u pyet ngagjatë gjykimit.
Prokuroria malteze tha se i akuzuari bashkëpunoi me policinë. Gjykata e dënoi atë me 18 muaj burgim dhe e pezulloi me 3 vite për të udhëtuar në Schengen.



