• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I BIRI KA PËSUAR DËMTIM GJATË LINDJES/ Rrëqeth babai i vogëlushit 2-vjeçar: Edhe tre mijë euro na duhen, ju lutem na ndihmoni
Home
Breaking News

I BIRI KA PËSUAR DËMTIM GJATË LINDJES/ Rrëqeth babai i vogëlushit 2-vjeçar: Edhe tre mijë euro na duhen, ju lutem na ndihmoni

1 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pak ditë më parë, babai i një vogëlushi 2-vjeçar bëri një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkoi ndihmën e shqiptarëve për djalin e tij.

Arjan Luka tregoi se djali i tij, Dorjani, është dëmtuar gjatë lindjes dhe është prekur nga Sindroma West, e cila është një formë shumë e rrallë e epilepsisë e njohur ndryshe si “spazma infantile”.

Ai theksoi se djali i tij nuk mund të flasë e as të qëndrojë dot në këmbë, si dhe as kokën e tij nuk mund ta mbajë dot.

Babai i vogëlushit do ta nisë drejt Francës për trajtim mjekësor të birin, për shkak se në spitalet e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë përmirësim.

Mirëpo vetëm për ta futur në spital, i kanë kërkuar 10 mijë euro, por familja e tij nuk ka mundësi t’i përballojë këto shpenzime.

Mbrëmjen e sotme, Arjani ka apeluar sërish në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehet se nevojiten edhe 3 mijë euro që të plotësohet shuma që i kanë kërkuar në spitalin e Lionit, për ta shtruar vogëlushin 2-vjeçar.

Ai kërkon dhe njëherë ndihmën e shqiptarëve, teksa thekson se shëndeti i djalit po përkeqësohet nga dita në ditë.

Babai i Dorjanit të vogël,ka dërguar edhe dokumentin nga spitali, ku shihet se djali i tij është diagnostifikuar me Sindromën West.

Arjani ka lënë numrin e tij të telefonit, ku mund të kontaktojë ata që kanë mundësi për ta ndihmuar djalin e tij të shërohet dhe të jetojë një jetë normale si gjithë bashkëmoshatarët e tij.

Apeli i plotë:

Prsh joq. Ju lutem ju si faqe ma shperndani kete hall jam Babai I ketij femije e kam femijen e semur me sindromen west ju lutem me shpirt dhe me dor ne zemer gjith shqiptarve. Kudo qe ndodhen me ndihmoni se dua ta nis per kurim ne franc dhe me kan kerkuar nje shume prej 10mij euro vetem per shtrim ja dhe ku eshte dekumenti I spitali qe ma kan nxjerr me kete sindromen dhe kjo sindromen ka ardh si shkak I demtimit gjat lindjes nga doktorat dhe eshte tani 2 vjeq e gjysem as flet as nuk sheh as nuk ec as nuk qendron ne kemb as koken e tij nuk e mban prandaj Kush ka mundesi te me ndihmoje te me kontaktoje te ky nr+355677160454 ne uacap ju lutem ju si faqe. Edhe per 3 mij euro me ka ngel ju lutem si Babai per femijen e vet se vetem kete djal kam nuk dua qe ta shty daten se djali Po me perkeqsohet per dit e me shum. Kush ka mundesi te me ndihmoje zoti ju rujt me sa te keni mundesi ky eshte nr +355677160454.”

\
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KQZ JO VEGËL E VJETËR E PARTIVE/ Rama reagon sërish: PS ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që shkel ligjin
Previous article KRIMET E RËNDA LËNË BURG BLENDI TETËN/ Të vetmin të arrestuar për vrasjen e Santiago Malkos

k.autor

Postime të ngjashme

DHUNOI EDI KUÇIN NË TIRANË/ Prokuroria e Kosovës lëshon urdhër-arrest për Joz Markun! PAMJET e sherrit Aktualitet

DHUNOI EDI KUÇIN NË TIRANË/ Prokuroria e Kosovës lëshon urdhër-arrest për Joz Markun! PAMJET e sherrit

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve Aktualitet

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT