Një ngjarje e pazakontë, si skena e një filmi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Bëhet fjalë për 23 vjeçarin Romario Muratin, që i ka bërë zbor policisë.
Kjo pasi i riu ka refuzuar ti ndalojë policisë, gjë që e ka bërë këtë të fundit ti vihet në ndjekje. Ndjekje e cila përfundoi keq për të riun që u përplas me pemën.
E megjithatë Murati nuk ishte një emër i panjohur për policinë pasi në 2016 23 vjeçari pas një konflikti të çastit me 43-vjeçarin Leonard M., qëlloi me sende të forta në trup këtë të fundit duke i shkaktuar dëmtime të shumta.
AlpeNews.al mëson se 23 vjeçari është personi më poshtë:
Si ndodhi ngjarja?
Sipas Policisë, Murati është ndjekur për disa minuta në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, duke i bërë “zbor” uniformave blu. Në fillim ai është ndaluar në rrugën Nikolla Tupe, por ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke marrë rrugën që të çon tek “Pallati me shigjeta”.
Murati ka qenë me një makinë C Class ngjyrë gri, dhe është ndjekur nga skuadra Shqiponja dhe grupe të tjera të Policisë Rrugore, por sërish ka ecur me shpejtësi shumë të lartë. Mësohet se ka tentuar që të largohet nga Tiranë, por kur ka shkuar tek “Pallati me shigjeta” ësthë përplasur me një pemë dhe ka mbetur i plagosur.
Pas plagosjes është shtruar në spital, ku ndodhet aktualisht ndërsa ka filluar dhe procedimi penal në gjendje të lirë për mosbindje të policisë dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Burime bëjnë me dije se i është bërë testin e alkoolit, por ka rezultuar i pastër, por dyshohet se mund të ketë qenë në efektin e drogërave.



