• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I BASHKOHET PS/ Luiza Gega-Veliajt: Faleminderit për mbështetjen që i keni dhënë sportit edhe brezave që do të vijnë
Home
Politikë

I BASHKOHET PS/ Luiza Gega-Veliajt: Faleminderit për mbështetjen që i keni dhënë sportit edhe brezave që do të vijnë

23 October, 2020 F.autor Politikë

Atletja Luiza Gega ka falënderuar kryebashkiakun Erion Veliaj për atë që ka bërë për sportin dhe veçanërisht për shtimin e terreneve sportive.

Duke folur në asamblenë socialiste të Njësisë Nr.3 Luiza Gega kishte edhe një kërkesë ndaj kryebashkiakut Veliaj, prej nga mori garancinë e këtij të fundit se është vetëm çështje kohe sa edhe ajo të jetë gati. “Ajo që më gëzon pa masë është që shikoj sot që jemi tek kjo shkollë edhe shumë shkolla si kjo që terrenet sportive janë përmirësuar kaq shumë. Për këtë arsye dua vërtetë kryetar t’iu falënderoj për mbështetjen që i keni dhënë sportit edhe brezave që do të vijnë. Unë e di që është në një projekt të afërt, por që unë vërtetë dua ta marr si një premtim para të gjithë këtyre njerëzve që sot kanë ardhur këtu që se shpejti edhe Tirana do të ketë një pistë vrapimi. Po ashtu dua të përmend edhe faktin që Tirana tashmë ka edhe një maratonë të veten siç nuk e ka pasur asnjëherë edhe unë jam krenare për këtë”, tha Gega.

Kreu i Bashkisë e siguroi se projekti i pistës është gati dhe do të përfshihet për financim. “Tashmë kemi një projekt me Erindën tek Liqeni. Në fakt mbajtëm një premtim për Izmir Smajlin, kampion tonë tjetër që dua ta përshëndes. Izmiri është kampioni ynë në kërcim për së gjati. Kështu që ajo pistë aty mbaroi edhe hapi tjetër është që ne do të fillojmë me pistën e vrapimit. Edhe më vjen mirë që Erinda na ka sjellë një projekt që ne do ta fusim në buxhetin e këtij viti dhe të gjithë bashkë do të kemi mundësi që të të brohorasim jo vetëm nga televizori por edhe në terren në Tiranë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë dha një lajm të mirë edhe për kampionët tanë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Japoni. Bashkia e Tiranës ka marrë të gjithë masat që ekipi të shkojë më herët dhe për të zhvilluar stërvitjen atje. “Lojërat Olimpike të ardhshme janë në Japoni. Luiza përfaqëson Shqipërinë edhe ngjyrat kuqezi në lojërat olimpike të Tokio-s. Dhe tashmë kemi gjetur një qytet, në fakt pjesa dërrmuese mos të them të gjithë anëtarët e ekipit olimpik shqiptar janë të Tiranës. Kështu që ne do të sigurohemi shumë që jo vetëm të kemi mbështetje, por të kemi trajnimin, të kemi të gjithë kushtet për stërvitjes dhe të sigurohemi që shkojmë edhe më përpara në Tokio. Tashmë kemi qenë me Erindën, kemi gjetur një qytet, një nga kolegët deputet japonez i cili përfaqëson atë qytet siç Ilda përfaqëson Tiranën dhe njësinë 3 ka marrë përsipër që do të jetë mikpritësi i ekipit tonë që edhe të klimatizohemi me oraret”, deklaroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUKE U PUTHUR/ Rama publikon foton me Lindën, festojnë përvjetorin e martesës: 10 vjet!
Previous article "PERLË" NATYRORE/ Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës një mrekulli që duhet vizituar (PAMJET)

F.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT