Detaje të reja dalin lidhur me 24-vjeçaren palestineze, Rayan Alwan, e cila u gjet e pajetë në shkurt të këtij viti në një apartament me qira ditore në Tiranë.
Miqtë e 24-vjeçares pretendojnë se plani për vrasjen e saj u bë nga nëna dhe babai i saj. Prej më shumë se një muaji ata ishin në kërkim të 24-vjeçares me të cilën kishin humbur kontaktet, por kanë qenë lajmet e publikuar nga mediat shqiptare që i kanë ndihmuar të zbulojnë fatin tragjik të mikeshës së tyre.
Sipas tyre, ka qenë nëna e Rayyan Alwan ajo që e ka bindur të bijën të udhëtonte për në Liban, duke kaluar tranzit nga Shqipëria, raporton News24.
Ajo jetonte në një nga shtëpitë që i përkiste qeverisë gjermane në Berlin në Warschauer Platz 6, 10245. Nuk kishte një leje qëndrimi gjermane, por kishte një leje qëndrimi greke. Ajo ishte në konflikt me prindërit e saj dhe donte të shkonte në Liban vetëm për të parë fëmijët e saj. Ajo po planifikonte të udhëtonte në Liban në fund të këtij muaji, por papritur, nëna e saj e bindi të udhëtonte me të atin në Shqipëri dhe prej andej në Liban. Kjo për shkak se ajo nuk mund të udhëtonte drejtpërdrejt nga Gjermania me pasaportën e saj greke, pasi nuk kishte një leje qëndrimi të vlefshme greke, gjë që mund t’i kishte sjellë edhe konfiskimin e pasaportës”, thanë ata.
24-vjeçarja mund të varroset në Shqipëri, pasi asnjë nga të afërmit e saj nuk kanë paraqitur kërkesë para autoriteteve për të tërhequr trupin e pajetë të të resë, për ta përcjellë për në banesën e fundit. Burime pranë policisë thanë se përmes oficerëve të kontakt janë informuar të afërmit e vajzës, por asnjë prej tyre nuk ka paraqitur kërkesë apo interes për ta tërhequr trupin e pajetë.
Viktima vijon të mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore, nuk do të tërhiqet nga familjarë apo të afërm, ajo do të varroset në Tiranë.