• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I arratisuri në vitin 1971: Si i dehëm marinarët dhe i mbyllëm në kabinën e anijes
Home
Dossier

I arratisuri në vitin 1971: Si i dehëm marinarët dhe i mbyllëm në kabinën e anijes

24 July, 2018 k.autor Dossier

Ajo çfarë ka ndodhur me marinarët e anijes “De Rada”, kur ajo po mbërrinte në Korfuz dhe përjetimet nga puna në servisin e Xhevdet Mustafës në SHBA, janë momentet kryesore të rrëfimit në vijim të Kujtim Kallaxhit.

I arratisuri i vitit ’71, ish-dhëndri i familjes Malo, që u largua ilegalisht nga Shqipëria, duke iu kthyer atmosferës kritike që kanë përjetuar marinarët e izoluar në njërën nga kabinat e anijes, të cilët s’kishin dijeni për planin e arratisë, tregon çastet e përballjes së tyre me autoritetet greke.

“Desha të saktësoj se në kabinë jemi mbyllur aty nga ora 24 e natës. Qysh nga ora 17:00 kur u nisëm nga Himara dhe deri në orën 24 ishim të gjithë bashkë në kuvertën e anijes. Sipas skenarit të përgatitur që më parë, gjatë kësaj periudhe, ne, pjesëtarët e familjes Malo, festonim me gosti gjoja martesën time me vajzën e Taqos dhe fejesën e vajzës së Vasilit, të cilën, sipas protagonistëve të arratisë, do ta “celebronim” në Vlorë. Marinarët, që e gëlltitën këtë lloj axhende farsë, u bënë pjesë e festës dhe me përkujdesjen e veçantë të vëllezërve Malo tejkaluan çdo limit në pije. Alkooli, me sa duket, por sidomos lodhja gjatë manovrave për peshkim, e dhanë më në fund efektin e tyre. Pastaj, kapiteni i anijes i drejtoi nga fjetorja për t’u rehatuar dhe ata, njëri pas tjetrit shkuan aty. Me ta u bashkova edhe unë, gjithnjë me bekimin e “regjisorit” që mendonte se nuk dija gjë për destinacionin e vërtetë të udhëtimit…”

I pyetur se pse duhej që të izoloheshin marinarët, ai thotë se “Unë isha dhëndri i Taqos, vëllait të madh të vëllezërve Malo, dhe sipas planit, që ishte bërë, nuk duhej ta dija se po lundronim për t’u arratisur. Me sa dukej, ishte menduar që idenë e arratisë të ma tregonin kur të mbërrinim në tokë të huaj. Përkundër këtij versioni, ish-bashkëshortja ime, Leonora, më kishte sqaruar në intimitet qysh në Tiranë se bëhej fjalë për t’u larguar përgjithnjë nga Shqipëria. Pra, unë e dija se për ku ishim nisur, megjithatë, preferova të bëja të paditurin dhe përfundova i izoluar në kabinën e fjetjes me marinarët. Por, ndryshe nga ata që ishin shpërfytyruar nga pija, unë isha esëll. E pata këtë të mirë nga ime shoqe, e cila, duke e ditur se çfarë do të ndodhte me marinarët, më pati porositur që gjatë gostisë në kuvertë të mos të konsumoja pije alkoolike…”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NE GREQI/ Dyshohet për 5 shqiptarë të vdekur, punonin në restorantin ku e gjetën 26 viktimat...
Previous article Rooney: Ai është i pabesueshëm, gabim fatal po e shiti Manchester United

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

DOSSIER/ Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan: Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’... Dossier

DOSSIER/ Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan: Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT