Lëvizte i armatosur dhe me një motor që binte në sy. Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, në Terni, pas një kontrolli të befasishëm të policisë. Mediat italiane shkrujanë se ai u kap teksa ishte duke udhëtuar me një motor, ndërkohë që ishte i armatosur. Në xhup, kishte një pistoletë me fishekun gati për të hapur zjarr.
Hetimet zbuluan se armët dhe plumbat ishin vjedhur në një shtëpi në zonën e Bolonjës. Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur është vënë në pranga, tashmë jo vetëm për vjedhje, por edhe për armëmbajtje pa leje. U dërgua direkt në burgun në Viterbo.


