• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I AKUZUAR PËR VRASJEN E ENDRI MUSTAFËS/ Gjykata turke liron Ibrahim Licin
Home
Aktualitet
Kronikë

I AKUZUAR PËR VRASJEN E ENDRI MUSTAFËS/ Gjykata turke liron Ibrahim Licin

21 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtësia për vrasjen e Endri Mustafës duket se ende nuk do të vijë, pasi autori i dyshuar i kësaj vrasjeje, Ibrahim Lici, ka fituar lirinë nga autoritetet turke pas gati 1 muaj e gjysme qëndrimi në qeli.

Ai u arrestua më 13 shkurt në një lagje të Stambollit pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj turke. Në momentin e arrestimit Licit iu sekuestrua edhe një armë zjarri si edhe dokumente të falsifikuara belge.

Por, pavarësisht këtyre dy veprave penale të kryera në Turqi dhe veprave të rënda penale për të cilat dyshohet në Shqipëri, për të cilat autoritetet shqiptare kanë përcjellë drejt Turqisë një dosje voluminoze me qëllim ekstradimin e tij drejt vendin tonë, ai sërish është lënë i lirë.

Në një seance të mbajtur dy ditë më parë në Stamboll gjykata turke ka vendosur lirimin nga qelia të Ibrahim Licit dhe masën shtrënguese ndaj tij për të mos dalë nga territori turk deri në përfundim të hetimeve ndaj tij.

Për gjithë këtë proces pala shqiptare nuk ka marrë asnjë informacion pavarësisht se procedurat e ekstradimit kishin nisur.

Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me vetëm 5 shtete SHBA, Angli, Itali, Spanjë dhe Kosovë ndërsa në rastet e tjera përfshin këtu edhe Turqinë vepron sipas ligjit për marrëveshjet juridiksionale me autoritetet e huaja për çështjet penale.

Ibrahim Lici është një nga më të kërkuarit e policisë shqiptare, i cili akuzohet për një mori vrasjesh përmes atentateve në Shkodër. Më e fundit ishte ajo e Endri Mustafës në vitin 2021 në zonën e Livadheve në Shkodër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E GENTIAN BEJTJES/ Gjykata lë në burg Ilir Ibrahimin dhe Edison Haxhiun
Previous article INCENERATORI I ELBASANIT/ SPAK merr të pandehur dhe ish gruan e Arben Ahmetajt! Pjesë e dosjes dhe investimi në vilën e Palasës

s.autor

Postime të ngjashme

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ Arrestohen 5 persona, kapen me pistoleta dhe municion Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ Arrestohen 5 persona, kapen me pistoleta dhe municion

TRAGJEDI NË KUFIRIN SHQIPËRI-GREQI/ Humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili Aktualitet

TRAGJEDI NË KUFIRIN SHQIPËRI-GREQI/ Humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili

DOGJI 400 RRËNJË ULLINJ/ Kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit 54-vjeçari në Mallakastër Aktualitet

DOGJI 400 RRËNJË ULLINJ/ Kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit 54-vjeçari në Mallakastër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT