Hetimet dhe arrestimet që po kryhen kohët e fundit, po tregojnë se administrata nuk është aq e anuar në një krah politik.
Shembulli tipik është ngjarja e Durrësit, ku për tjetërsimin e pronës shtetërore, është arrestuar ish-zv.drejtori i Kadastrës, Leonard Kadrimi, i cili është një personazh i fushës së jurisprudencës, OJF-ve, por që ka frekuentuar edhe mjedise të mazhorancës në zonë.
Ndërkaq, gruaja e tij, është një zyrtare e rëndësishme e Rithemelimit të Berishës, ku është caktuar edhe në rolin e shefes së marrëdhënies me publikun. Madje siç ndodh në foltore, një nga fotot më të rëndësishme ka nga ato me Sali Berishën.
Prokuroria e Durrësit, ka publikuar listën e plotë të pasurive të sekuestruara pas aksionit që solli arrestimin e ish-zv.drejtorit të Kadastrës, Leonard Kadrimit dhe 4 personave të tjerë nën akuzën se kanë tjetërsuar një tokë me sipërfaqe 448 mijë metër katrorë.


