• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I AKUZUAR PËR DHUNË, VRASJE E TRAFIK KOKAINE/ SHBA kërkon ekstradimin e djalit të El Chapos
Home
Nderkombetare

I AKUZUAR PËR DHUNË, VRASJE E TRAFIK KOKAINE/ SHBA kërkon ekstradimin e djalit të El Chapos

28 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Washingtoni i kërkoi Meksikës ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të djalit të bosit të burgosur të trafikut të kokainës Joaquin Guzman njohur ndryshe si El Chapo bëri të ditur një zëdhënës i qeverisë meksikane.

Ovidio Guzman, i kapur në muajin janar, dyshohet se ka ndihmuar në drejtimin e kartelit famëkeq Sinaloa që kur babai i tij iu dorëzua autoriteteve amerikane në vitin 2017.

Ambasada e SHBA në Mexico City paraqiti kërkesën për ekstradim në ministrinë e jashtme dhe zyrën e prokurorit të përgjithshëm, tha zëdhënësi për agjencinë e lajmeve AFP.

Dy burime të paidentifikuara të qeverisë meksikane konfirmuan gjithashtu kërkesën për ekstradimin e 32-vjeçarit Ovidio Guzman për agjencinë e lajmeve Reuters.

Djali I El Chapos u kap pranë qytetit Culiacan, në shtetin verior të Sinaloa, duke shkaktuar një valë dhune që la dhjetëra njerëz të vdekur.

El Chapo, i cili ngriti perandorinë e tij të kontrabandës nga Sinaloa, po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA për trafik ndërkombëtar droge.

Ovidio Guzman siguroi një urdhër gjykate në janar që bllokonte ekstradimin e tij të menjëhershëm në SHBA dhe një gjykatës i dha Shteteve të Bashkuara mundësinë që deri më 5 mars të paraqesë një kërkesë ekstradimi.

Ai akuzohet se ka ndihmuar në mbikëqyrjen e dhjetëra laboratorësh të metamfetaminës në Sinaloa, si dhe për komplot për shpërndarjen e kokainës dhe marihuanës, sipas autoriteteve amerikane.

Ai gjithashtu dyshohet se urdhëroi vrasjen e informatorëve, një trafikant droge dhe një këngëtari meksikan që refuzoi të performonte në dasmën e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BURRË E GRUA DO JENË NË GARË JASHTË BIG BROTHER VIP"/ Për çfarë e ka fjalën Maestro?
Previous article AKUZOHET PËR MARRJE RYSHFETI/ Arrestohet oficerja e Policisë Gjyqësore në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT