Një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares tonë, Elseid Hysaj, vitin e shkuar zgjati kontratën e tij me napolitanët edhe për 5 vjet të tjera, me të drejtë rinovimi dhe për një sezon tjetër, gjë që e bën atë të lidhur me klubin e Serisë A për një periudhë shumë të gjatë kohe.
Hysaj përfitoi një trefishim automatik të pagës vjetore dhe njëherësh rritjen e vlerës së kartonit që shkon në 50 mln euro, gjë që e bën atë lojtarin më të shtrenjtë shqiptar të të gjitha kohërave.
Është e qartë tashmë se Hysaj është lojtari më i shtrenjtë në përfaqësuesen e Shqipërisë, praktikisht lojtari që vlen më shumë, gati sa e gjithë pjesa tjetër e grupit kuqezi. Kjo tregon epërsinë e tij në imazh dhe njëherësh një futbollist që e ka të garantuar rolin e titullarit në krahun e djathtë të mbrojtjes.



