• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
HYN NË FUQI UDHËZIMI/ Ndryshon tatimi për pagat. Sa taksë do të paguhet për rrogat
Home
Ekonomi

HYN NË FUQI UDHËZIMI/ Ndryshon tatimi për pagat. Sa taksë do të paguhet për rrogat

3 March, 2019 F.autor Ekonomi

Hyn në fuqi udhëzimi për zbatimin e ndryshimeve në tatimin e rrogave për rritjen e pragut nga 130 mijë lekë në mbi 150 lekë, që do të taksohen 23 për qind.

leke, para

 

Më herët në masën 23 për qind taksoheshin pagat mbi 130 mijë lekë. Konkretisht, po t’u referohemi shembujve zyrtarë që jep udhëzimi, ndryshimet sjellin që rrogat deri në 150 mijë lekë në muaj do të tatohen 13 për qind.

Më herët, deri në masën 13 për qind tatohen rrogat deri në 130 mijë lekë. Udhëzimi përcakton se rrogat mbi 150 mijë lekë do të tatohen 23 për qind të shumës mbi këtë prag. Për ta konkretizuar për qytetarët gazeta sjell shembullin se sa tatim do të paguhet me ndryshimet e miratuara. Në këtë rast marrim shembullin e një rroge 160 mijë lekë. Aktualisht, pagat deri në 30 mijë lekë nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat.

Ndërsa pagat deri në 150 mijë lekë paguajnë 13 për qind tatim mbi të ardhurat e diferencës së 150,000-30,000×13% = 15,600 lekë tatimi që paguhet. Por, nëse rroga është mbi 150 mijë lekë, marrim në këtë rast shembullin e një rroge 160 mijë lekë, tatimi është 160,000-150,000=10,000×23% = 2,300+15,600 = 17,900 lekë.

Pra, ndryshimi i tatimit mbi të ardhurat sjell rritje të pragut për rrogat që do të tatohen 13 për qind, nga 130 mijë lekë që ishte në 150 mijë lekë. Nga rritja e pragut të tatueshëm 23 për qind, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Financave, do të përfitojnë 15,400 të punësuar.

ISHTE
Nga zero deri në 30,000 lekë tatohen 0 për qind
Nga 30,001 deri 130,000 lekë tatohen 13% e shumës mbi 30,000 lekë
Nga 130,001 e në vijim tatohen 13,000 lekë plus 23 % e shumës mbi 130,000 lekë
BËHET
Nga zero deri në 30,000 lekë tatohen 0 për qind
Nga 30,001 deri 150,000 lekë tatohen 13% e shumës mbi 30,000 lekë
Nga 150,001 e në vijim tatohen 15,600 lekë plus 23 % e shumës mbi 150,000 lekë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS BARAZIMIT ME LAÇIN/ Trajneri Stojku: Futbolli nuk matet me rastet e humbura, për penalltinë...
Previous article PAS BARAZIMIT ME KAMZËN/Trajneri Prenga: Është si të mbjellësh grurë e të korrësh...

F.autor

Postime të ngjashme

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë? Ekonomi

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT