• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HYN NË FUQI KODI I RI ZGJEDHOR/ Me lista gjysmë të hapura dhe pa koalicione parazgjedhore
Home
Politikë

HYN NË FUQI KODI I RI ZGJEDHOR/ Me lista gjysmë të hapura dhe pa koalicione parazgjedhore

24 August, 2020 F.autor Politikë

Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi ndryshimet Kushtetuese të votuara në 30 Korrik me 106 vota pro në Parlament, me dakordësimin e mazhorancës dhe opozitës parlamentare.

Me këto ndryshime kushtetuese i hapet rruga hapjes së pjesshme listave të hapura dhe ndalimit të koalicioneve partiake parazgjedhore. Këto ndryshime kanë hyrë në fuqi pa firmën e Presidentit Meta, i cili edhe pse ka qenë kundër, por nuk ka patur fuqi t’i ndalojë pasi i kishte “duart e lidhura” nga ligji.

Ndryshe nga rasti i ligjeve të zakonshme në ndryshimet kushtetuese, në këtë rast Presidentit nuk i lejohej t’i rikthente për rishqyrtim në Parlament këto ndryshime kushtetuese.

Meta ashpërsoi gjuhën duke shkruar për bandë pengmarrëse që me këtë grusht shteti s’do të mund t’i shpëtojë përgjigjes së merituar nga forca e qytetarëve.

Edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha asokohe se ndryshimet e njëanshme pa konsensus me opozitën dhe në shkelje të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit janë të papranueshme.

Gjithsesi opozita nuk e bojkotoi Këshillin Politik për Reformën e re Zgjedhore. Kuvendi ia dorëzoi Presidentit ndryshimet kushtetuese në datën 4 gusht, me Metën që kishte 20 ditë kohë për t’i firmosur.

Afati i Metës mbaronte ditën e djeshme, ndërsa nga sot këto ndryshime në Kushtetutë hynë në fuqi në heshtje. Sipas Kushtetutës së re, një pjesë e listave të kandidatëve për deputetë do të jenë të hapura, ku qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin emrin që dëshirojnë të votojnë, ndërsa pjesa tjetër do të përzgjidhet nga kryetari i partisë.

Pasi miratoi edhe me votat e opozitarëve të rinj këto ndryshime kushtetuese kryeministri Edi Rama u tha ndërkombëtarëve se i takon shtetit shqiptar se çfarë bën me sistemin zgjedhor pasi sipas tij  nuk është një vendim që duhet ta ndajmë as me ambasadoren amerikane dhe me askënd tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Shkencëtarët zbulojnë një element tjetër që ndihmon në luftën kundër virusit
Previous article DYSHIMET/ Qeveria gjermane: Lideri opozitar rus mund të jetë helmuar, ndaj është e nevojshme…

F.autor

Postime të ngjashme

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit Politikë

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT