• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HUNGARIA, VENDI I PARË NË BE QË PËRDOR VAKSINËN KINEZE ANTI-COVID/ Orban: Do të vaksinohem me Sinopharm, kinezët e njohin më mirë virusin
Home
Nderkombetare

HUNGARIA, VENDI I PARË NË BE QË PËRDOR VAKSINËN KINEZE ANTI-COVID/ Orban: Do të vaksinohem me Sinopharm, kinezët e njohin më mirë virusin

24 February, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Hungaria është i pari vend anëtar i Bashkimit Evropian që përdor vaksinën kineze të Sinofarm kundër Covid-19. Vaksinimi ka nisur këtë të mërkurë, dhe u konfirmua me anë të një mesazhi të shkurtër në Facebook nga kryeministri i vendit Viktor Orban.

“Sot ne po fillojmë vaksinimet me vaksinën kineze,” tha Kryeministri hungarez.

Miratimi i ekspertëve hungarezë për përdorimin e vaksinës kineze u bë që në datë 29 janar dhe deri tani ata kanë marrë 5 milion doza nga Sinofarm, të mjaftueshme për të imunizuar 2.5 milion persona.

Vaksina kineze nuk është miratuar ende nga Agjencia Evropiane e Barnave, por BE i lejon një vendi anëtar të përdor një vaksinë tjetër sa kohë e merr vetë përgjegjësinë për të.

Zyrtarë hungarezë, përfshirë kryeministrin Viktor Orban, kanë qenë kritikë për programin e Bashkimit Evropian për vaksinimin e përbashkët, duke kritikuar ngadalësimin e shpërndarjes së dozave që sipas tyre po shkakton viktima.

Një muaj më parë Orban u shpreh se nëse vaksinat nuk do të vijnë nga Brukseli, atëherë do të merreshin diku tjetër.

“Nëse vaksinat nuk vijnë nga Brukseli, ne duhet t’i marrim ato nga diku tjetër … Ne nuk mund të lejojmë që hungarezët të vdesin thjesht sepse Brukseli është shumë i ngadaltë në blerjen e vaksinave,” tha Orban muajin e kaluar.

Hungaria gjithashtu është vendi i parë evropian që ka firmosur marrëveshje për furnizim me vaksinën ruse Sputnik V dhe Rusia do të dërgojë dy milion doza mjaftueshëm për vaksinimin e një milion hungarezëve.

Personeli shëndetësor ka nisur vaksinimin në fillim të muajit shkurt. Sipas Orban me anë të vaksinave ruse dhe kineze do të mund të imunizohen miliona hungarezë deri në fund të muajit maj.

Orban ka thënë se ai personalisht do të zgjidhte të vaksinohej me vaksinën Sinopharm pasi ai i beson më së shumti.

“Unë mendoj se kinezët e kanë njohur këtë virus më gjatë dhe ata e dinë më së miri”, tha ai.

Vaksina e Sinopfarm, e cila sipas krijuesve të saj është 80% efikase, përdoret dhe në Serbi, ku janë vaksinuar rreth 500 mijë persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Gjermania intensifikon "luftën" ndaj pandemisë, miraton 3 teste COVID të cilat mund të bëhen në kushte shtëpie
Previous article BËNTE MANOVRA ME MAKINËN/ Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, tentoi të korruptonte policinë me 45 mijë lekë

Delo.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT