• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Humbje për rekord e Kombëtares së Femrave, Rusia e turpëron me rezultat të thellë
Home
Sport
Ekipore

Humbje për rekord e Kombëtares së Femrave, Rusia e turpëron me rezultat të thellë

15 February, 2018 Q.Autor Ekipore, Sport

Tjetër turpërim për basketbollin e femrave, me Kombëtaren Shqiptare që theu çdo rekord negativ në Rusi, ku u mposht me rezultatin e thellë 148-35 nga vendaset në përballjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të Vitit 2019, ku Shqipëria ndodhet në Grupin C. Që Rusia përfaqëson një tjetër nivel, kjo është e qartë, por një disfatë me 113 pikë diferencë shfaq qartë gjendjen e basketbollit shqiptar në kufijtë e amatorizmit.

Pavarësisht rrugëtimit të gjatë të skuadrës së drejtuar nga Viron Toska, është një paraqitje pa alibi, me Shqipërinë e basketbollit që bëhet qesharake në një kompeticion zyrtar. Shifrat flasin vetë, është një ndeshje me një drejtim dhe një skuadër të vetme mbi parket, Rusinë, që s’e ka problem për të krijuar diferencë që në periodën e parë 39-11. E njëjta histori dhe në vazhdim, me ruset që shkuan në pushimin e pjesës së parë me një avantazh të konsiderueshëm, teksa tabela e rezultatit tregonte 72-23.

Akoma më të rënda periodat e fundit për vajzat shqiptare, që në të tretën morën një rezultat të pjesshëm 40-11 ndërsa në të katërtën u mjaftuan vetëm duke parë ruset mbi parket, duke qenë se Shqipëria në gjithë fraksionin shënoi vetëm 2 pikë. Në fund, një humbje me rekord negativ 148-35, edhe pse disfatat e thella tanimë janë kthyer në traditë për kombëtaren e femrave, që ka pësuar më shumë se 100 pikë në këto eliminatore edhe përballë Hungarisë e Lituanisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në letrën për popullin amerikan, talibanët kërkojnë bisedime direkte me shtetin
Previous article MERO BAZE/ Betejat e rreme, që “i ka qejf” qeveria!

Q.Autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ Ndërron jetë në fushë mbrojtësi 22-vjeçar Futboll

TRAGJIKE/ Ndërron jetë në fushë mbrojtësi 22-vjeçar

PLAS TE FRANCA ME MBAPPE/ Zidan dhe lojtarët e tjerë janë të pakënaqur. Jashtë për ndeshjen me Italinë Futboll

PLAS TE FRANCA ME MBAPPE/ Zidan dhe lojtarët e tjerë janë të pakënaqur. Jashtë për ndeshjen me Italinë

ZVICRA/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës Futboll

ZVICRA/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT