• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HUMBJA E THELLË E OPOZITËS/ Evi Kokalari: Ilir Meta e ktheu PD në një parti vulgare! Koka e Berishës…
Home
Politikë

HUMBJA E THELLË E OPOZITËS/ Evi Kokalari: Ilir Meta e ktheu PD në një parti vulgare! Koka e Berishës…

15 May, 2023 s.autor Politikë

Evi Kokalari parmes një postimi të gjatë në Facebook reagon për humbjen e thellë të opozitës në zgjedhjet e një dite më parë. Kokalari shkruan se koalicioni i Berishës, me atë pjesë të politikës shqiptare që urrehet më shumë nga populli(LRI), vulosi humbjen dhe në ato qytete që PD-ja kishte një shans të fitonte. Meta-ja thotë Kokalari, i solli PD-së figurat më vulgare si në Shqipëri ashtu dhe në diasporë. PD-ja u kthye në parti vulgariteti, tritoli, mashtrues diplomash, të dhunës.

“Kam një vit plot që bëj luftë t’ju zgjoj nga gjumi. Manipulimet për kontroll të Këshillit të Partisë treguan gjasat para e të një humbjeje të mundshme. Vjedhja masive që ju bë rinisë me garat e Forumit Rinor, ju preu krahët atyre dhe shkatërroi energjinë që ata sjellin me vete. Manipulimet ne primaret e bashkive ishte kthesë totale drejt humbjes finale. Pazaret dhe shëmtirësia e kandidatit kryesor, fatkeqësisht do të dominonte të gjithë garën. Koalicioni me atë pjesë të politikës Shqiptare që urrehet më shumë nga populli, vulosi humbjen dhe në ato qytete që kishim një shans.
Pseudo-konservatoret e PD mos pipëtijnë më sepse dhe pse i paralajmërova që do përdoreshin, ata e lanë veten që për pak spot-light, të hiqnin vëmëndjen nga regjistrimi i rithemelimit me logot e LSI.

LSI i solli PDse figurat më vullgare si në Shqipëri ashtu dhe në diasporë. PD u kthye në parti vulgariteti, tritoli, mashtrues diplomash, të dhunës. PD e rithemelimit ishte larg, shumë larg konservatorizmit.

Dhe asnjë nuk ngriti zërin. E menduat ndonjëherë pse kam folur pa fund këto kohë? Jo për t’ju marrë anëtarët, se seriozisht as nuk dua te kthehem në Shqipëri. Kam folur që t’ju zgjoj e të reagonit. Me pak presion, mund të kishit ndaluar shumë gjëra që po ndodhnin.Berishën e kam këshilluar kundër koalicionit me Metën që në 6 Mars, megjithëse atëherë nuk fola publikisht, por fatkeqësisht këto vendime janë marrë nga klani, që nuk njohin ideologji, krenari partiake dhe Metën nuk e shikonin si një problem, por thjeshtë biznes të mundshëm. Fatkeqësia është se as në bisnes nuk janë të zotët.
Nuk më jep asnjë gëzim ta shoh gjithë atë foltore të reduktuar në një humbje kaq fatale. Po ta kisha njohur kokën e Berishës që atëherë, por dhe rrethin e tij, nuk do kisha ardhur kurrë. Sulmet ndaj meje që ditën e parë të foltores kanë që shumë të shëmtuara. Ato të Metës & Këlliçit mbasi ju ekspozova lojën – tepër vullgare. Dhe për çfarë gjithë kjo kosto, kur ju të gjithë shkoni si cjapi tek kasapi?”, shkruan Kokalari në Facebook

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITOI BASHKINË E FIERIT/ Kandidati i PS takon rivalin: Do dëgjojmë vërejtjet tuaja
Previous article MBYLLET NUMËRIMI NË VAUN E DEJËS/ Fiton kandidati i PS-së me mbi 2000 vota diferencë

s.autor

Postime të ngjashme

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT