• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HUMBJA/ Bujar Nishani: Lulzim Basha nuk do ta rrëzojë Ramën as për 18 vite
Home
Politikë

HUMBJA/ Bujar Nishani: Lulzim Basha nuk do ta rrëzojë Ramën as për 18 vite

4 May, 2021 F.autor Politikë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, i ka bërë edhe njëherë thirrje kreut të PD-së, Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen dhe të marrë përsipër përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për emisionin “Përballë”, Nishani tha se qëndrimi i Bashës ende në krye të PD, rrezikon ta lërë vendin pa alternativë qeverisëse.

“Duhet marrë përsipër humbja. Kjo është një kulturë për të cilët duhet të kultivojmë veten tonë dhe pastaj kur të jemi përballë të tjerëve do të veprojmë me të njëjtin standard. Pati një qëndrim nga Basha i cili refuzoi të merrte përgjegjësinë politike, konstatoi se ishin humbur zgjedhjet. Në momentin kur Basha doli dhe konfirmoi humbjen dhe nuk mori asnjë përgjegjësi por nënvizoi faktin se do të vazhdonte të mbante të njëjtin temp dhe model. Atëherë është detyra e kujtdo në PD për të vënë alarmin pasi rrezikojmë të mbetemi pa alternativë qeverisëse. Mund të kesh opozitë formale por nuk ke alternativë qeverisëse”, tha ai.

Sipas Nishanit, Basha është “humbës i përsëritur” dhe se nuk do mund të arrijë të mundë Edi Ramën në zgjedhje “as në 18 vite”. Ai shtoi se Basha duhet të japë ndihmesën që në PD të nisë një projekt i ri dhe se kjo vjen kur kryetari merr përgjegjësinë politike

“Nuk kemi asnjëherë tjetër rast kur humbësi është i përsëritur. Humbi në 2015. Humbi në garën e parë elektorale politike në 2017. U thanë të njëjtat gjëra si sot që na i kanë vjedhur. U dha garanci se këto nuk do ndodhi më. Në vitin 2019 nuk u hy në garë për të shmangur një humbje të dorëzuar në tavolinë. Në rastin e katërt humbje politike me të njëjtat argumente dhe shfajësime.

Problemi është se duhet të ketë një projekt që ta mundë Edi Ramën dhe jo ta ndryshojë atë. Mendoj që në 8 vite Basha nuk arriti të përmbushte projektet e tij për të rrëzuar Ramën. Nuk do arrijë as në 18 vite. Basha duhet të japë ndihmesën që në PD të nisë një projekt i ri. Kjo vjen kur kryetari merr përgjegjësinë politike”, deklaroi Nishani”, shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një aksioni fantastik, Mahrez ndëshkon PSG-në (VIDEO)
Previous article "SEZONI IM I PARË TEK INTER? ISHTE SHUMË POZITIV"/ Mbrojtësi Hakimi: Pata rastin që të rikthehesha tek Real Madrid, por...

F.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT