• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HUMBISNI 6 KILOGRAM NË DITË? Njihuni me dietën “magjike”
Home
Shëndet

HUMBISNI 6 KILOGRAM NË DITË? Njihuni me dietën “magjike”

29 August, 2024 s.autor Shëndet

Paul Nicolau, biznesmen i njohur në Rumani, befasoi me njoftimin se brenda 5 ditësh kishte mundur të hiqte 6 kilogramë dhe i tregoi ndjekësve sekretin e tij qe ishte dieta me ujë. Dieta me ujë është një nga më të famshmet në botë. Përveç sasisë së duhur të ujit dhe hidratimit të organizmit përmes një ushqyerjeje të pasur me fruta dhe perime, është e nevojshme që të ndiqni disa këshilla.

Gjatë gjithë ditës, është mirë që të pini tetë deri në dhjetë gota ujë. Por mos harroni asnjëherë që t’i pini përpara vakteve. Në këtë mënyrë do të keni më pak uri, ndërsa marrja e kalorive do të eliminohet disi. Një studim që ka përfshirë 48 vullnetarë, ka treguar se pirja e ujit përpara mëngjesit, çon në një reduktim të peshës trupore. Nëse këtë zakon e lidhni me një dietë të reduktuar kalorish, mund të arrini deri te një humbje prej pesë kilogramësh në tri javë.

Nëse dëshironi të humbisni peshë pa bërë shumë sforco kujtohuni të pini ujë të gazuar. Flluskat lejojnë që ta arrini shpejt ndjesinë e ngopjes gjatë vakteve. Nuk duhet ta ekzagjeroni, sepse një sasi e madhe uji shkakton efekte të padëshiruara, sidomos për personat që kanë probleme me veshkat dhe zemrën. Hidratimi i trupit nuk vjen vetëm për shkak të ujit që konsumohet gjatë gjithë ditës, por edhe nga të gjitha ushqimet e pasura me lëngje, veçanërisht nga frutat dhe perimet.

Për t’u dobësuar me dietën e ujit, shmangni ushqimet e skuqura, të cilat ju bëjnë që të shëndosheni më shumë. Preferoni më mirë ushqimet e ziera apo ato të përgatitura në avull. Ndërkohë, zëvendësojeni gjalpin dhe vajin e lulediellit, me vaj ulliri ekstra të virgjër. Reduktoni sasinë e kripës. Lejohet që të pini vetëm dy kafe në ditë. Ju sugjerojmë një në mëngjes dhe tjetrën pas drekës. Gjatë pasdites, preferoni një çaj bimor, i cili ju ndihmon të humbni peshë.

Që makaronat dhe buka na shëndoshin është vetëm një mit. Në vend që t’i zëvendësoni me ushqime të tjera, mësohuni që të hani për shembull një sasi më të paktë makaronash të përgatitura me salcë dhe borzilok. Ndërsa në rastin e bukës, preferoni atë integrale. Për t’u dobësuar është mirë që të limitoni konsumin e mishit të kuq. Është mirë që këtë të fundit ta zëvendësoni me atë të bardhin. Gjithsesi mos e konsumoni më shumë se tri herë në javë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMËROHEN DEKANËT E RINJ NË UNIVERSITETIN E TIRANËS/ Emrat që do të marrin “drejtimin” e 8 fakulteteve
Previous article E TRISHTË/ Përpjekja e nënës palestineze për ta rikthyer në jetë djalin 6-vjeçar të vrarë nga Izraeli pikëllon dëshmitarët

s.autor

Postime të ngjashme

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT