• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HUMBI TË BIJËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK NË ELBASAN/ Babai: Ajo ishte një engjëll, e parandjeva se diçka… (FOTOT)
Home
Aktualitet
Kronikë

HUMBI TË BIJËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK NË ELBASAN/ Babai: Ajo ishte një engjëll, e parandjeva se diçka… (FOTOT)

24 September, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emisioni “Shqipëria Live” ka risjellë sot në vëmendje aksidentin tragjik në Elbasan, ku humbën jetën dy vajza dhe dy të tjera mbetën të plagosura rëndë.

Dy viktimat janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, ndërsa vajzat që i mbijetuan aksidentit fatal janë Denisa Dibra dhe Nervida Garunja.

Sot ishte në një lidhje direkte me emisionin babai i Xhenetës, i cili u bëri thirrje të gjithë shoferëve që kur të hipin në makinë të jenë të qetë dhe të kujdesshëm. “Me pi një kile raki e me hip në makinë, është vrasje me dashje”, tha ai.

Humbi të bijën në aksidentin tragjik në Elbasan, babai: Ajo

Babai i Xhenetës tregoi se si katër shoqet ishin përgatitur që të shkonin të festonin ditëlindjen e Lusindës. “Janë rritur bashkë në pallat. Vajza më tha se do iknin për të festuar, dhe i thashë mirë shko”, tregoi ai.

Ky i fundit u shpreh se nga darka e parandjeu se diçka nuk shkonte mirë, pasi kishte telefonuar disa herë të bijën dhe ajo nuk i ishte përgjigjur.

Humbi të bijën në aksidentin tragjik në Elbasan, babai: Ajo

“Merr gruaja vajzën, i shkonte zilja dhe ajo nuk përgjigjej. Zakonisht vajza e hapte shpejt telefonin. Gruaja dhe djali shkuan te shtëpia e vajzës që i jepte makinës dhe i thanë se kishte ndodhur një aksident. Në Elbasan e morëm vesh se çfarë kishte ndodhur”, rrëfeu babai i Xhenetës.

Ai tregoi gjithashtu se dy vajzat që kanë shpëtuar nuk e dinë akoma se dy shoqet e tyre nuk jetojnë më. Sipas tij, Denisa ka humbur kujtesën dhe Nervida nuk e mban mend gjë. “Nuk kam komunikuar me vajzat pasi nuk dua që t’i shqetësoj. Familjarët e tyre kanë thënë se nuk ju kanë treguar ende asgjë, pasi kanë nevojë për ndihmën e psikologut”, vijoi ai.

Humbi të bijën në aksidentin tragjik në Elbasan, babai: Ajo

Duke folur për të bijën ai tha: “Ajo ka qenë një engjëll, shoqet flasin mirë për të. Ajo punonte në Call Center dhe e kanë vlerësuar. Edhe shoqëria e shkollës ka ardhur. Ka qenë e dashur dhe e qetë. Punonte dhe donte të ishte e pavarur”.

Ndërsa i pyetur se çfarë ka thënë policia, babai i Xhenetës tha: “Policia ka thënë se fajin e ka shoferi, i cili ka qenë i dehur dhe se ka qenë me shpejtësi 180. Ja kemi lënë në dorë drejtësisë. Me shoferin nuk kemi komunikuar, por dimë që jeton në rrugën Ali Demi Tiranë”, tha babai i Xhenetës.

Humbi të bijën në aksidentin tragjik në Elbasan, babai: Ajo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAPËN DUKE TRANSPORTUAR 4 EMIGRANTË TË PALIGJSHË/ Arrestohen dy të rinj në Korçë (DETAJET)
Previous article JENI RREGULLUAR DHE PAPRITUR NIS SHIU? Ja çfarë t'ju bëni flokëve në një ditë të tillë (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët Aktualitet

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit Aktualitet

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT