Në sheshin ku zhvillohet tubimi, protestuesit kanë vendosur një mbishkrim gjigant me bojë të bardhë dhe shkronja të mëdha, ku lexohet: “KOHA PËR LLOGARIDHËNIE!”.
Përmes këtij mesazhi, pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesën e tyre që kryeministri Edi Rama të mbajë përgjegjësi për qeverisjen, duke e konsideruar llogaridhënien si një nga kërkesat kryesore të protestës.
Mbishkrimi u bë një nga elementët më të spikatur të tubimit, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe duke përforcuar mesazhin që protestuesit kanë përcjellë përgjatë protestave të përditshme.
Protesta kundër qeverisë vijon prej 66 ditësh, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.




