• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HUMBI NËN RRËNOJA GRUAN, VAJZËN DHE MBESËN/ Oficeri i policisë rikthehet te pallati i shkatërruar, rrëfimi që do iu përlotë
Home
Sociale

HUMBI NËN RRËNOJA GRUAN, VAJZËN DHE MBESËN/ Oficeri i policisë rikthehet te pallati i shkatërruar, rrëfimi që do iu përlotë

5 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Tërmeti i orëve të para të 26 nëntorit e goditi fort oficerin e policisë. Ai humbi gruan, Rozën, vajzën e vetme Dienën dhe mbesën e mitur Esielën. Të hënën, gjashtë ditë pas tragjedisë, që shkaktoi 51 viktima dhe 900 të plagosur, Ajet Meçjan e gjejmë mes lotësh, përpara pallatit 6 katësh te Kryqi i Kuq në Durrës, ku ai banonte me bashkëshorten, godinë, të cilën lëkundjet sizmike e shkatërruan tërësisht.

Prej andej ai mundi të dalë i gjallë, por fati i keq deshi që nën rrënoja të mbeteshin tri femrat më të shtrenjta të jetës së tij. “Përse nuk mbeta dhe unë brenda”? – thotë ai. Në bisedë Ajeti rrëfen, se Diena pasi ndjeu lëkundjet e para të tërmetit, diku rreth orës 22.30 e telefonoi dhe i tha se do të shkonte të flinte tek prindërit.

“Diena më mori dhe tha po vij te ju, sepse ndihem më e sigurt”, tregon Ajeti. Erdhi pranë tyre, e aty për fat të keq, mbylli sytë përjetë. Ai thotë se e bija, që pas vdekjes së bashkëshortit, Dorit vuante shumë, por kohët e fundit sikur po e merrte veten. “Dori ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Piktor I talentuar. Një djalë që e plotësonte Dienen. Ishte dramë e madhe vdekja e tij për ne. Vajza e vuajti shumë humbjen e tij, por kishte nisur pak e nga pak ta merrte veten. Ne ishim gjithmonë pranë saj”.

Ajetin e takova në Durrës para pallatit të shembur në orën 05.10 minuta të mëngjesit të 26 nëntorit. Ishte tërësisht i shokuar. I gjakosur te gjunjët. Mbi të gjitha i traumatizuar. Ai vendosi të fliste përpara kameras. Kërkonte ndihmë. Donte të ndërhyhej, sa më parë për të shpëtuar të afërmit e tij, dhe çdo person që dergjej nën rrënoja.

“Diena më foli. Më kërkoi ndihmë. E pyeta po vajza si është: më tha e kam në gjoks. Por mamin nuk e shoh, më tha”, kujton mes lotësh Ajeti.

Ai bëri çmos t’iu vijë në ndihmë, por ishte e pamundur, sepse për këtë duheshin mjete, duheshin njerëz të specializuar.

Orët në vijim ishin fatale. Diena Karaxha u nxor me shenja jete, pas një operacioni kërkim shpëtimi që zgjati 14 orë. Zjarrfikësit shqiptarë e të huaj shpjeguan se ajo ishte bllokuar te këmbët nga një bllok betoni. Dy orë me parë u nxor e pajetë e bija, Esiela.

Diena nuk ia doli dot. Ajo ndërroi jetë në spital. Ishin momente tragjike për Ajetin. E takova po atë mbrëmje oficerin. Ishte rikthyer pranë pallatit të rrënuar, për të pritur lajme prej andej, se mos bashkëshortja e tij mund t’ia dilte. Ende nuk e dinte që Diena kishte ndërruar jetë. Vajtonte për mbesën. Lajmin e kobshëm do ta mësonte pak më vonë.

Një javë më vonë Ajeti më tregon se u rikthye tek pallati, sepse dhimbja po e mbyt e duke e parë nga afër atë vendrrënojë, i duket sikur i zgjohen kujtime. E ka krejt të pamundur të pranojë se ka humbur familjen.

Pranë pallatit të vdekjes, u rikthyen edhe familjarët e Eduart Reçit, i cili për fat të keq, nuk mundi t’i mbijetonte tragjedisë, bashkë me gruan Dolorën e dy fëmijët, Kristi (studentja ekselente e mjekësisë) e Klausi. Në përkujtim të tyre, u vunë në rrënoja tufa me lule dhe u ndezën qirinj. Ata nuk flasin. Por në sy, e shprehin dhimbjen e madhe.

Oficeri u përqafua me ta. Më përqafoi dhe mua. Me rrodhën lotët, kur me falënderoi. Ai nuk harroi të falënderonte të gjithë kolegët e mi të terrenit. Ndjeva që ishte përqafimi i një babai me zemër të plagosur. Mua, asnjëherë s’më kanë munguar përqafimet atërore, por ai i KOMISAR Ajetit ishte krejt ndryshe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËRLOTUR NË FOLTOREN E KUVENDIT/ Balluku: Ishim në Durrës pa zbardhur dita! Njerëzit nga rrënojat i nxori Luani…
Previous article PAGA MODESTE E MARASH KUMBULLAS/ Nuk do ta besoni, ja sa merr në muaj mbrojtësi i Kombëtares tek Verona

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës Aktualitet

TRAGJIKE/ Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT