• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PËRLOTUR NË FOLTOREN E KUVENDIT/ Balluku: Ishim në Durrës pa zbardhur dita! Njerëzit nga rrënojat i nxori Luani…
Home
Politikë

E PËRLOTUR NË FOLTOREN E KUVENDIT/ Balluku: Ishim në Durrës pa zbardhur dita! Njerëzit nga rrënojat i nxori Luani…

5 December, 2019 k.autor Politikë

Nën emocione të forta, teksa nuk ka mbajtur as lotët, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka folur për pasojat e tërmetit. Balluku tha se forcat shqiptare kishin shpëtuar shumë jetë derisa erdhën forcat e huaja, ndërsa u shpreh se opozita duhet të ketë fytyrën e Edlira Hyseni, deputetes së opozitës së re në Durrës e cila mbajti një fjalim prekës në Kuvend.

“Opozita duhet të ketë fytyrën e Edlira Hysenit.  Tërmeti i 26 nëntorit ngjarja më e rëndë e dekadave të fundit.  Opozitës i përulem me respekt shumë të madh por nuk jam emocionalisht gati për tu përgjigjur për ankesat e tyre. Programi që kemi është i shkëlqyer për të ndërruar banesat e reja, pavarësisht se dhimbja nuk kalohet.  Jetoj në tiranë por më është dashur të ndaj me ata shumë momente. Kemi arritur në Durrës para se të zbardhte, pranë Dy Gjelave gjetëm Dritan Lelin me dy zjarrfikës nga Vlora që kishin arritur para nesh. Ata njerëz nga rrënojat deri sa kanë ardhur të huaj i kanë nxjerrë zjarrfikësit shqiptarë, i ka nxjerrë Luani i cili kishte ardhur me Lelin. Shteti ka qenë i tëri në këmbë. Unë kam qenë në detyrën e ministrit por kam qenë atje si qytetare. Shalsi nuk e ka për detyrë të jetë në terren por ka qenë atje.

Ky duhet të ishte një fjalim zyrtar për të dhënë numra dhe shifra. As kam dëshirë që t’i mbaj lotët në këto momente. Opozita duhet të ketë fytyrën e Edlirës. Opozita është aty për të bërë dialog, ndaj duhet të ketë fytyrën e Edlirës. Është shumë e lehtë që secili prej jush të dalë dhe të thotë se çfarë u bë gabim por nuk e di si është të dalësh përpara Ramën Lalës, i vetmi i mbijetuar nga familja Lala. Ne nuk hahemi dot me Zotin. Asnjë ndërtesa nuk do hidhet. Mos është koha të mendojmë për rindërtimin. Jemi këtu për t’u ngritur nga hiri si Feniksi. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë për rindërtuar shpirtin e Shqipërisë. Nuk janë 51 ata që kanë vdekur. Na është goditur shpirti”, tha Balluku.

Tërmeti i 26 nëntorit është ngjarja më e rëndë që ka përjetuar vendi ynë në dekadat e fundit. Që në momentet e para pas ngjarjes, të gjitha strukturat e shtetit ishin në gatishmëri të plotë, duke ju dhënë ndihmën e parë personave të dëmtuar dhe duke nxjerrë nga rrënojat shumë qytetarë. Por tashmë ka ardhur koha që dhimbjen ta kthejmë në forcë dhe motiv. Të bëhemi të gjithë bashkë, për t’u ringritur, edhe më të fortë se më parë.Fjala e mbajtur nga Ministrja Belinda Balluku në Kuvend.

Gepostet von Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë am Donnerstag, 5. Dezember 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''I MORA ME RRADHË''/ Sergio tregon si flirtoi me 12 vajzat e klipit
Previous article HUMBI NËN RRËNOJA GRUAN, VAJZËN DHE MBESËN/ Oficeri i policisë rikthehet te pallati i shkatërruar, rrëfimi që do iu përlotë

k.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT