• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HUMBI JETËN NGA COVID-19/ Babai i mjekut Geron Husi flet mes lotësh: Plagë e madhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

HUMBI JETËN NGA COVID-19/ Babai i mjekut Geron Husi flet mes lotësh: Plagë e madhe…

24 April, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nga sot në hyrje të Spitalit të Sëmundjeve te Brendshme në QSUT do të hijeshojë një pemë ulliri, me një mbishkrimin të skalitur në një pllakë druri, ku shkruhet “Dr Geri, gjithmonë midis nesh”.

Kanë qenë kolegët, shokët, miqtë e mjekut të mirënjohur endokrinolog që e kanë kujtuar atë me një gjest simbolik pas vdekjes por që flet më shumë se një mijë fjalë, dhe po aq dëshmojnë fytyrat e tyre të pikëlluara dhe sytë e lotuar që nuk u janë tharë.

Babai i mjekut të ndjerë Geron Husi, që humbi betejën nga Cvid-19, ka thyer për herë të parë heshtjen me një apel të drejtpërdrejt dërguar qeverisë.

Me brengën e madhe në shpirt, babai i Dr. Gerit kërkon që mjekët të mos lëvdohen vetëm me fjalë të mira pas vdekjes, por të shpallen dëshmorë të atdheut, pasi humbën jetën në luftë nga armiku i padukshëm.

Në datën 13 mars 2021, Dr. Geron Husi humbi betejën me virusin vrasës Covid-19, ndërsa ndodhej i shtruar në Turqi, ku ishte dërguar me shpenzimet e familjes.

Mjeku Geron Husi është një nga dhjetëra mjekë, infermierë dhe personel ndihmës, që humbën jetën në krye të detyrës nga Covid-19.

Në 24 shtator 2020 sindikata e punonjësve të shëndetësisë i kërkoi ministrisë së linjës, si dhe kryeministrit Edi Rama, që të shpallë dëshmorë të atdheut punonjësit e shëndetësisë që humbën jetën nga Covid-19 në krye të detyrës. Deri më tani qeveria ka zgjedhur heshtjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAGIMI I METËS NDAJ AMBASADORES KIM/ Analistët: Fushata rrezikon të kthehet në vitet ‘90, të dorëhiqet...
Previous article I AKUZUAR PËR KRIME LUFTE/ Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston ditëlindjen e 53-të në burgun e Hagës

s.autor

Postime të ngjashme

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI) Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI)

TRAGJIKE NË ITALI/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë Aktualitet

TRAGJIKE NË ITALI/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT