Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, i dorëzon familjes së Dëshmorit të Atdheut medaljen e mirënjohjes, akorduar Inspektorit Enea Mekolli, pas aktit të tij sublim në krye të detyrës.
Djali i Dëshmorit të Atdheut tashmë ka statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.
Me rastin e ditëlindjes së djalit të Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, zhvilloi një vizitë në familjen Mekolli.
Skënder Hita: “E di që asnjë fjalë dhe asnjë mbështetje nuk mund ta zëvendësojë Enean. Unë nuk jua kthej dot Enean tonë, por dua t’ju siguroj se nuk do të jeni kurrë vetëm. Unë, Policia e Shtetit, çdo punonjës policie, Ministria e Brendshme dhe Qeveria Shqiptare do të jemi gjithmonë pranë jush, për t’ju mbështetur në çdo nevojë dhe në çdo moment.
FOTO/ Humbi jetën në krye të detyrës, Skënder Hita i
Djali i Eneas mbushi një vjeç. Është një ditëlindje e mbushur me dhimbje për mungesën e babait, por edhe me krenari për trashëgiminë që ai i ka lënë.
Djali i Dëshmorit tonë tashmë ka statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës” dhe deri në përfundimin e arsimit të lartë, do të përfitojë pagën e plotë të Eneas, arsim dhe shërbim shëndetësor falas, si dhe të gjitha të drejtat e tjera që parashikon ligji. I urojmë jetë të gjatë, shëndet dhe mbarësi këtij engjëlli. Urojmë që të rritet me krenarinë se babai i tij dha jetën në shërbim të atdheut dhe të qytetarëve.”
FOTO/ Humbi jetën në krye të detyrës, Skënder Hita i


