• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HUMBI FAMILJEN NË THUMANË/ Flet me lot në sy Dorjan Greku: Do doja t’i shikoja edhe njëherë. Vëllai im… (VIDEO)
Home
Breaking News

HUMBI FAMILJEN NË THUMANË/ Flet me lot në sy Dorjan Greku: Do doja t’i shikoja edhe njëherë. Vëllai im… (VIDEO)

6 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News

Tërmeti i 26 Nëntorit la pas shumë viktima dhe rrënjosi dhimbjen në zemrat e shumë familjarëve. Së fundmi i ftuar në emisionin ‘Historia ime’ ishte Dorjan Greku, një i ri që përjetoi një tragjedi të trefishtë. Si pasojë e lëkundjeve të forta në Thumanë, ai humbi tre ndër personat e tij më të dashur: babain Pëllumb Greku, nënën Çelike Greku dhe vëllain 31-vjeçar Sajmir Greku. Pallati ku ato banonin u shemb.

Dorjani ndodhej në Francë  kur ka dëgjuar për lajmin e hidhur dhe është kthyer menjëherë për në Shqipëri. Në studion e ‘Historia ime’, ai ka kujtuar mes lotësh telefonatën e fundit me familjen. “Kam folur me babin, mamin dhe me vëllain, po atë natë, diku nga ora 6 e 30- 7. Folëm dhe mbaj mend që kanë qenë të puthurat e pafund… Vetëm putheshim në telefon…“, ka treguar ai.

Ai nuk ka mundur t’i shikojë fytyrat e prindërve për herë të fundit pasi nuk e kanë lejuar. Dorjani ka arritur të shikojë vetëm fytyrën e të vëllait, Sajmirit.

“Kam shkuar tek morgu për t’i parë, por nuk më lejonin, më thonin nuk ke çfarë shikon, është diçka që nuk shihet. Iu thashë dua t’i shoh patjetër sido që të jenë. Pastaj m’u afruan të afërmit e mi dhe nuk më lanë, më dhanë kurajo. Vëllain e kam parë në momentin e fundit, kur ishte momenti për t’i çuar në banesën e fundit, vetëm vëllain”.

Situata më e dhimbshme, është padyshim përballja me fëmijët. Ata janë të vegjël dhe ende nuk e kuptojnë konceptin e humbjes. Djali i Dorjanit kërkon vazhdimisht të afërmit e humbur dhe po ashtu, vajza e vogël e Sajmirit, nuk ka ditë që nuk e kërkon të atin.

“Janë momentet më të vështira, ditët më të vështira që kam përjetuar në jetën time. Vetëm me fëmijët duke i mbajtur afër. Kam një gocë 5 vjeç e gjysmë dhe më kërkon gjyshin, nënën, xhaxhain, t’i puth, t’i përqafoj si përherë, pse nuk janë këtu? Unë përpiqem t’i shmangem dhe i them janë në qiell, se s’kam çfarë t’i them tjetër, se ajo m’i kërkon vazhdimisht. Se ne jemi rritur atje, të gjithë së bashku. Edhe vajza e Sajmirit e kërkon thotë: Baba, baba gjithë ditën…”, është shprehur ai mes lotësh.

Dorjani ka folur po ashtu për lidhjen e ngushtë që kishte me të vëllain, se si ai një ditë më parë i kishte kërkuar të kthehej në Shqiperi.

“Marrëdhënia ime me vëllain ka qenë në një raport… fjala vëlla është e madhe, por unë se kam pasur vetëm vëlla, por edhe shok. Kaloja çdo gjë me atë, pa kontakt me atë nuk bënim asnjë gjë pa njëri-tjetrin. Herën e fundit kur isha në Francë më ka thënë: Shiko o vëlla mos u troturo në Francë, se do bëjmë diçka këtu dhe do jemi të gjithë bashkë me njëri-tjetrin, sepse e dinte si ishte situata atje ku isha unë. Më thoshte merr rrobat dhe hajde këtej se s’do vdesim për bukë. Edhe atë natë më tha hajde merr rrobat nesër dhe nisu për në Shqipëri, se do ta hamë një copë bukë si përherë, mos u torturo, mos i torturo fëmijët”.

Pengu më i madh i Dorjanit, është pamundësia për t’i parë, për t’i pasur afër.
“Peng? S’kam peng ndonjë gjë… për momentin s’e di çfarë të them, por nuk arrita t’i shikoja… Nuk arrita t’i shikoja unë me syrin që donin të na shikonin ata, që ne të ishim sa më mirë. Ata për ne mundoheshin me sa mundësi kishin. Do t’ju thoja që sikur t’ju kisha dhe njëherë do ju mbaja gjithmonë me vete. Do doja t’i kisha kudo me vete, do doja t’i kisha afër, t’i shikoja me sy”, tregon ai.

Burimi: TV Klan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PAPËRMBAJTSHËM NË KAMPIONATIN TURK/ Vedat Muriqi shënon dopietë në pjesën e parë (VIDEO)
Previous article MËSOJENI TANI/ Ç'thotë forma e vitheve për shëndetin tuaj?

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT