• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HUMBI 6 FAMILJARËT NË THUMANË/ Veliaj takon zjarrfikësin e Tiranës: Të jemi dy herë mirënjohës
Home
Politikë

HUMBI 6 FAMILJARËT NË THUMANË/ Veliaj takon zjarrfikësin e Tiranës: Të jemi dy herë mirënjohës

6 December, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Menjëherë pas tërmetit, Arben Cara, shefi i repartit zjarrfikës në zonën e Institutit do të linte familjen e tij për t’u nisur me urgjencë, se bashku me shumë kolegë te tjere, nga Tirana drejt Thumanës.

Ate dite kurrë nuk e kishte menduar se nën rrënojat e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit do të ishin edhe disa nga familjarët e tij. Për orë të tëra, ai bashkë me ekipin zjarrfikës ishin në krye të operacionit të kërkim-shpëtimit në Thumanë, mes të cilave edhe të 6 anëtarë të familjes që fatkeqësisht humbën jetën.

Ai u vlerësua nga kryebashkiaku, Erion Veliaj jo vetëm për profesionalizmin e treguar, por edhe për gjithë punën e bërë bashkë me kolegët e tij të shërbimit zjarrfikës. “Arben Cara është shefi i stacionit të Institutit. Me kalimin e orëve Arbeni mori vesh dhe njoftimin e keq se nën rrënoja, në Thumanë, ishin edhe familjarë të tij. Një grup i Tiranës vijoi të punojë bashkë me Arbenin deri në fund të operacionit të kërkim-shpëtimit”, tha Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj.

Mes emocionesh, Arbeni tregoi se për të gjithë ata që ishin nën rrënoja u bë gjithçka dhe në kohë rekord, ndërsa vlerësoi edhe angazhimin e institucioneve.

Kryebashkiaku Veliaj tha se shumë prej familjeve të prekura nga tërmeti do të transferohen në Tiranë, ndërkohë që një vëmendje të veçantë po tregohet edhe për familjen Cara.

“Dua t’i jap ngushëllimet mikut tonë, Arbenit, që humbi të afërmit e vet në Thumanë. Dy herë më e vështirë, të qenit i fokusuar si uniformë e shtetit dhe qytetit tonë për të shërbyer, edhe si familjar i prekur. Gjithë lutjet tona, zemrat tona janë me ty miku im në këtë moment të vështirë. Shtëpitë tona janë të hapura. Ne kemi rezervuar për të gjitha familjet e Thumanës dhe të Durrësit apartamente në Tiranë. E kuptoj fare mirë që për të gjithë të mbijetuarit, qoftë edhe largimi fizik nga vendi i fatkeqësisë, është një lloj terapie, vetëm të qenit në një distancë tjetër, larg vendit ku ndodhi tragjedia. Kështu që, mezi pres, që siç na ke shërbyer ne, tani të të shërbejmë ty edhe familjes tënde. Të jam dyfish mirënjohës”, u shpreh Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMUESI KRASNIQI DREJT LARGIMIT/ Skënderbeu tenton të marrë yllin e Tiranës...
Previous article U LARGUA NGA DIGITALB PAS 10 VITESH/ Ja kush ia zuri vendin Jonida Vokshit

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT