• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HUMBËN RRUGËN…”/ Detaje nga aksidenti që u mori jetën tre shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ishin nisur drejt aeroportit për të marrë motrën
Home
Breaking News

“HUMBËN RRUGËN…”/ Detaje nga aksidenti që u mori jetën tre shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ishin nisur drejt aeroportit për të marrë motrën

20 July, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti fatal që i mori jetën tre shqiptarëve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Viktimë kanë ngelur Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani, të cilët kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin u gjet i fundosur në lumin Lepenc, në Maqedoninë e Veriut.

Siç shprehet Fatmir Beqirit, i afërmi i viktimave, në një intervistë për një media në Kosovë, Ejup Tërnava që e drejtonte automjetin në ato momente, së bashku me bashkëshorten kishin shkuar për ta marrë motrën e tij në aeroportin e Shkupit, kur papritmas ndodhi aksidenti tragjik që u mori jetën në vend.

“Kontakti i fundit ka qenë nëpërmjet kamerave të shtetit maqedonas rreth orës 22:38, pastaj ata kanë humbur gjurmët. Ejupi si shofer e ka humbur rrugën, ka hyrë në një rrugë qorre dhe prej aty pastaj…ajo që ka ndodhur”, tha i afërmi i viktimave.

Më tej, ai pretendon se shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë mungesa e sinjalistikës rrugore.

“Asnjë sinjalistikë nuk ka ekzistu në vendin e ngjarjes. Unë jam prej të parëve që kam shkuar personalisht atje mbrëmë dhe s’kam parë asnjë shenjë”, është shrpehur Beqiri.

Tre viktimat, të gjithë nga Vushtrria, humbën kontaktet me familjarët mbrëmjen e së shtunës, menjëherë pasi u larguan nga Aeroporti i Shkupit. Pas raportimit të zhdukjes, autoritetet maqedonase nisën një operacion kërkimi, ndërsa familjarët apeluan edhe për ndihmën e qytetarëve në gjetjen e tyre. Gjatë kërkimeve, automjeti me të cilin po udhëtonin, një Mercedes GLC me targa gjermane, u lokalizua i fundosur në lumin Lepenc. Mediat maqedonase raportojnë se pas nxjerrjes së automjetit nga uji, autoritetet konfirmuan se brenda tij ndodheshin trupat e pajetë të tre personave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I KËRKUAR NGA AUTORITETET SHQIPTARE/ Kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian, pritet ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë
Previous article "WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT PËRBALLË MINISTRISË SË JASHTME, NË TIRANË/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën Aktualitet

AKSIDENT PËRBALLË MINISTRISË SË JASHTME, NË TIRANË/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën

51 DITË TUBIM NË KRYEQYTET/ Nis grumbullimi i protestuesve në shesh, pritet marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

51 DITË TUBIM NË KRYEQYTET/ Nis grumbullimi i protestuesve në shesh, pritet marshimi drejt Kryeministrisë

I KËRKUAR NGA AUTORITETET SHQIPTARE/ Kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian, pritet ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë Aktualitet

I KËRKUAR NGA AUTORITETET SHQIPTARE/ Kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian, pritet ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT