Ndahet nga jetë në mënyrë tragjike një shqiptare në Itali. Siç raportojnë këtë të enjte mediat lokale, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në komunën Garlasco dhe viktima është 57 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet me dije.
Kompleksin “Rotonde di Garlasco”
Shqiptari, i cili jetonte në komunë dhe punonte në kompleksin “Rotonde di Garlasco”, ra në një nga dy pishinat e biznesit duke u mbytur.
Alarmin te autoritet e dha i biri, duke parë se babai nuk po kthehej në banesë. Në lëvizje u vunë ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësja, të cilët e gjetën të pajetë në pishinë trupin e 57-vjeçarit, rreth orës 22.
Dyshimet e policisë janë se shqiptari ra në pishinë për shkak se është ndier keq e më pas ka humbur jetën. Trupi i pajetë është transportuar në morg dhe pritet një ekspertizë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.


