Mjeku Arjan Pushi e humbi sot betejën me COVID 19 duke lënë pas shumë trishtim e dhimbje te familjarët, miqtë e kolegët.
Ndërkaq, për këtë humbje të madhe ka shkruar edhe mjeku infeksionist i QSUT Tritan Kalo.
“Nga gjiri i heronjve të Shëndetësisë një MANTELBARDHË e humbi sfidën me Sars-Cov2/Covid-19. U prehshi ne Paqe Prof. Arian Pushi!” shkruan Kalo.
Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.
Ai u nda nga jeta sot në moshën 58-vjeçare teksa nuk raportohet të ketë patur sëmundje të tjera.


