Njerëzit kanë tendencën të vuajnë nga shumë sëmundje teksa rriten. E rëndësishme është të mësoni si t’i luftoni ato në mënyrë të shpejtë dhe si të qëndroni sa më të shëndetshëm. Për këtë ne do ju kemi sjellë një mjekim natyral që kuron 1001 sëmundje. Po flasim për kombinimin e verës së kuqe dhe hudhrave.
Do ju duhen:
12 thelpinj hudhër
500 ml verë e kuqe
Përgatitja:
Fillimisht qëroni të gjitha thelpinjt e hudhrave dhe prijini ato në 4 pjesë. Sapo procesi të ketë përfunduar hidhini thelpinjtë e hudhrave në një kavanoz qelqi dhe shtoni verën e kuqe. Më pas vendoseni kavanozin në një vend të freskët, por edhe që të preket nga dielli, për të paktën 2 javë.
Çdo ditë duhet ta shkundni kavanozin në mënyrë që vetitë shëruese të të dy përbërësve të aktivizohen. Pas dy javëve, kullojeni lëngun dhe hidheni në një shishe qelqi të pastër, por që të jetë qelq i errët.
Duhet të konsumoni 3 lugë nga ky përbërës çdo ditë, për një muaj. Ideale është ta konsumoni para çdo vakti.


