• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HOTELI ËSHTË GATI, TË PRES”/ Skandalet e abuzimeve SEKSUALE të policëve ndër vite
Home
Ekskluzive

“HOTELI ËSHTË GATI, TË PRES”/ Skandalet e abuzimeve SEKSUALE të policëve ndër vite

11 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një tjeter skandal ndodhi ditën e sotme ku u arrestua shefi I policise Berhan Bajrakurti, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një minorene në moshën 15 vjeçare.

Kjo gjë është një këmbanë alarmi se si policët ose shefat e tyre abuzojnë me detyrën duke abuzuar me qytetarët e pambrojtur dhe të miturat.

Vetëm pak ditë më pare një ngjarje e ngjashme tronditi Kosovën ku një polici kishte abuzuar më një  16 vjeçare pasi kishte vajtur të denoncojë mësuesin I cili e përdhunonte. Sot u pa sesi një punojnës me një uniformë për të cilën duhet të ndihet krenar e përdhos atë.

Ai ishte edhe shef I Komisaritati I cili duhet të jetë model për policët dhe qytetarët por fatkeqesisht nuk ndodhi kështu.

AlpeNews ju sjell disa nga rastet ku efektiv policies  janë arrestuar se kanë kërkuar favore seksuale:

Çfarë ndodhi sot:

1.Policia e Shkodrës ka vënë në pranga punonjësin e policisë, Berhan Bajrakurti, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një minorene në moshën 15 vjeçare.

Në media qarkullon një video e shefit të Policisë së Malësisë së Madhe, i cili në një video skype tregon organin e tij gjenital.

 “Në Shkodër është arrestuar menjëherë punonjësi i policisë që është shfaqur në videon e publikuar në media”, bën të ditur policia.

Bëhet fjalë për shefin e policisë së zonës Grumiere (Malësi e Madhe), Berhan Bajrakurti.

Shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën, e ka telefonuar e madje ka kryer akte të turpshme në bisedat me të në telefon.

Veseli Veseli polici nga Kosova

Kujtojmë se nxënësja nga Drenasi ishte abuzuar nga mësuesi dhe këtë ngjarje ajo kishte shkuar në polici të denonconte. Por, tmerri i saj vetëm sa kishte filluar sepse hetuesi i policisë Vesel Veseli kishte marrë deklaratën, e kishte fotografuar të zhveshur dhe pas ekspertizës mjekoligjore e kishte shantazhuar, që ta detyronte të kryente marrëdhënie me të.

Makthi i 16-vjeçares do të vazhdonte për një vit. Ajo mbeti mbeti shtatzënë me abuzuesin e saj, i cili e ka detyruar të abortojë në klinikën e një mjeku gjinekolog, Femi Ahmeti, në Prishtinë.

3. YLLI HASANI

Një ish-punonjës i policisë së Sarandës u arrestua, pasi akuzohet se ka kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur. Ylli Hasani, 55-vjec banues në qytetit bregdetar, dyshohet se më datë 28 nëntor i ka kërkuar një 12-vjeçarjeje të kryenin marrëdhënies seksuale kundrejt pagesës.

4. Ernest Paluku

“Hoteli është gati. Të pres”. Këto fjali në celularin e 32-vjeçares Rudina M., emigrante në Angli, çuan në pranga shefin e policisë në Velipojë, Ernest Paluku.

Babai i 6 fëmijëve, i cili prej gati një viti ishte emëruar në Postën e Velipojës, u arrestua me akuzën e ngacmimit seksual.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MIKROBET NUK JANË TË VËRTETA"/ Analisti i njohur, nuk ka LARË duart prej 10 vitesh
Previous article PRESIDENTI I "KUQEZINJVE"/ Paolo Scaroni premton: Milani do kryejë edhe një goditje “big”

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët Aktualitet

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë Aktualitet

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se… Aktualitet

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT