• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HORRORI NË KAMËZ/ 18 vjeçarja godet me THIKË kunatin. Zbulohet motivi
Home
Breaking News

HORRORI NË KAMËZ/ 18 vjeçarja godet me THIKË kunatin. Zbulohet motivi

8 June, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 18-vjeçare, nënë e një foshnje 2-muajshe, është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka plagosur vëllain e bashkëshortit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në “Kodër Kuqe” të Kamzës, në banesën ku adoleshentja Xhemile N. jeton me të shoqin.

Burimet thanë se ajo ka goditur me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes kunatin e saj 40-vjeçar, Arjan M. Ky i fundit është i divorcuar dhe jeton në një banesë pak më larg vendit të ngjarjes, por ka shkuar në shtëpinë e të vëllait në gjendje të dehur dhe ka nisur të konfliktohet me të.

Madje, në një moment ai ka tentuar të godasë me thikë vëllain e tij dhe të shoqen, ndërsa kjo e fundit është futur në mes për të parandaluar ngjarjen. Kur ka parë se situata po tensionohej edhe më shumë, ka marrë një thikë në kuzhinë dhe ka goditur kunatin, duke e plagosur lehtë.

Burimet thanë se ai është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa për 18- vjeçaren është vendosur që të procedohet në gjendje të lirë, për shkak se ka edhe foshnjën që e ushqen me gji.

“Shërbimet e policisë së Komisariatit Nr.5 proceduan penalisht në gjendje të lirë një 18-vjeçare, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës kunatin e vetë, shtetasin A.M., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

Ndërsa paraditen e djeshme, një tjetër plagosje me thikë ka ndodhur në rrugën “Frosina Plaku”. Burimet thanë se i plagosuri është 25-vjeçari nga Pogradeci, Sotiraq Përçini, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin me iniciale E.K., i cili është shpallur në kërkim. Ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe motivi që çoi në plagosjen e Perçinit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DESTINACION TURISTIK 2019/ “Travel Awaits”: Jepni Shqipërisë një SHANS, kujtesa juaj...
Previous article PREZANTOHET PROJEKTI I 100 LAGJEVE EDHE NË ZALL HERR/ Veliaj: Fshati Dritas do bëhet me shkollë të re

F.autor

Postime të ngjashme

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur... Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur...

AKSIDENT I FRIKSHËM NË DURRËS/ “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, dy vajza... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË DURRËS/ “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, dy vajza...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT