• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Horoskopi zbulon se cili TATUAZH është ideali  për ju!
Home
Jetë

Horoskopi zbulon se cili TATUAZH është ideali për ju!

26 April, 2018 anxheladoko Jetë

Thonë se vendimi për të bërë tatuazh, është i njëjtë me vendimin për të qëndruar në “gurin e çmendur”, sapo e merr dhe thua “Po”, shpreson për rezultatin më të mirë dhe hyn në gjithë historinë me shpresën se është “për tërë jetën”!

Me vetë këtë, me siguri dëshironi të jeni e sigurt se tatuazhi që keni zgjedhur në mënyrën më të mirë do të ju përfaqësojë ju dhe personalitetin tuaj.

Nëse dëshironi të mbështeteni apo “këshilloheni” me astrologjinë kur merrë vendime të rëndësishme, ja se çfarë lloj tatuazhi duhet të zgjidhni, në bazë të horoskopit!

Dashi

Që ta përcjellni natyrën tuaj të guximshme dhe aventureske, zgjedh shigjetat. Shigjeta simbolizon qëllimet, orientimet dhe ambicien, gjë që në mënyrë të përkryer i përgjigjet personit i cili e di saktësisht se çka dëshiron dhe nuk ka frikë të luftojë për të, ashtu si ju!

Demi

Jeni tifoz i hedonizmit dhe jetës së mirë dhe nuk ndjen faj kur vetes i ofron gjëra të këndshme, si pushime ekzotike – sepse i meriton! Pema e palmës simbolizon dhuratë dhe kënaqësi. Gjithashtu, je person shumë romantike dhe sentimentale, dhe meqë qafa pjesë e rëndësishme e trupit është e lidhur pikërisht për romancën, ky është vendi i përsosur ku mund të bëni tatuazh! Imagjinoni një mini tatuazh zemër, pseudonimi të preferuar ose thjeshtë pemë palme në pjesën e pasme të qafës (zverk). Shkëlqyer!

Binjakët

Jeni e gatshme të fluturoni në çdo moment – qoftë në mendime, apo në jetën e vërtetë – dhe kjo aftësi ju bën qenie që, në një farë mënyre, ka krahë! Shpendët, krahët, puplat – simbolizojnë lehtësinë dhe thjeshtësinë e shpirtit që perfekt pasqyron personalitetin tuaj! Gjithashtu, për shkak të dualitetit të shenjës suaj ndoshta do të ju pëlqejnë edhe tatuazhet që kanë dy stile të projektimit në një, apo janë të bërë me sfond ngjyrë të bardhë!

Gaforrja

Jeni tip shtëpiak i pashërueshëm, person për të cilin familja dhe tradita janë shumë të rëndësishme. Ju pëlqen qetësia që e merrni kur bota juaj është stabile dhe e sigurt. Për këtë, për ju tatuazhet ideale minimaliste dhe të thjeshta janë, spirancat, të rrahurit e zemrës apo tatuazhet me kuptimin që e njihni vetëm ju, por paraqesin diçka të rëndësishme. Shembull, këngëtarja Selena Gomez, e cila është gjithashtu Gaforrja në horoskop, ka tatuazh të numrit 1976 në qafë – viti kur ka lindur nëna e saj…

Luani

Askush nuk do të guxonte të përdorë mbiemrin “e turpshme” kur të përshkruan ty, sepse je person që i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes dhe të jetë udhëheqës i paradës! Natyra juaj dominante shkon përsosmërisht me një tatuazh të kurorës ose luanit! Mbretëresha e tatuazheve, modelistja Cara Delevingne ka bërë pikërisht tatuazh të luanit në gishtin tregues – zgjedhje ideale e tatuazhit dhe vendit, për vajzën që është Luaneshë në horoskop!

Virgjëresha

Si dikush që gjithmonë mendon, analizon dhe kujdeset për gjëra të vogla, për ju është tatuazhi i cili është plot me detaje delikate dhe interesante – si disa figura gjeometrike. Meqë truri juaj është gjithmonë në shpejtësinë e pestë, përzgjedhje e mirë mund të jetë gjithashtu ndonjë citat i preferuar i bërë me një font të bukur.

Peshorja

Si një person që i pëlqen të jetë vazhdimisht në shoqëri, veçanërisht me miqtë e tij më të mirë, për ju është tatuazhi në çift! A do të ishte tatuazh identik ‘ju me miken tuaj më të mirë’, apo një datë e rëndësishme që ju takon Ju dhe të dashurit tuaj, zgjedhja është e juaja!

Akrepi

Ju përmes jetës ju udhëheq pasioni – nëse ndaj dikujt apo diçkaje nuk keni ndjenja të forta, atëherë ku qëndron thjeshtë qëllimi?! Tatuazhi i trëndafilit mund të simbolizojë çdo gjë për të cilën ju jeni e apasionuar. Natyra juaj është gjithashtu misterioze, ashtuqë i pëlqeni edhe tatuazhet e fshehta që nuk mund t’i shohë gjithkush – me përjashtim të atyre që ju i lejoni!

Shigjetari

Ju në çdo moment fantazoni për aventura dhe udhëtime të reja, ashtuqë tatuazhi që do të përfaqësojë dëshirën tuaj të brendshme për njohjen e vendeve të reja, do të ishte i përkryer për ju! Ju sugjerojmë që frymëzimin ta kërkoni në mesin e hartave të kontinenteve, apo të bëni tatuazh të koordinatave të vendeve që keni vizituar ose dëshironi t’i vizitoni!

Bricjapi

Keni një pamje shumë realiste të botës, dhe mendoni se me punë të vlefshme, përpjekje dhe këmbëngulje mund të arrini të gjitha qëllimet. Ju, për këtë do të ju pëlqejnë tatuazhe të fjalëve që do të paraqesin deklarata në lidhje me thelbin e karakterit tuaj. Gjithashtu, për shkak të qëndrueshmërisë dhe fuqisë tuaj, tatuazhi i drurit (lisit) do të ishte gjithashtu një opcion i mirë.

Ujori

Ju keni një anë shumë humane të karakterit, e cila vazhdimisht anon për të parë botën si një vend ku mund të jetë edhe më mirë. Mendoni se i gjithë planeti është i lidhur, ashtuqë si tatuazh ideal për ju do të ishte mandala – një simbol i universit me dizajn shumë të bukur.

Peshqit

Shenjat e ujit të zodiakut është më se e vështirë për t’i interpretuar, sepse shpesh më vete ruajnë miliona ndjenja. Jeni person i butë dhe ju pëlqen të ëndërroni, si dhe keni anën romantike që ju intereson mjaft. Për këtë, për ju ideale janë tatuazhet me flutura, njëbrirëshit, planetëve …

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tusk: Nuk ka afrim me BE-në, pa u përmirësuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi
Previous article VRASJA ARTAN CUKUT/ Zbardhet vendimi: Si u lirua nga akuzat për vrasje Jambelli, mungonte FOTO e…

anxheladoko

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT