• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Horoskopi ditor, e diel 14 janar 2018/ Telashe në ditën e sotme! Kini shumë kujdes nga miqtë që…
Home
Gossip

Horoskopi ditor, e diel 14 janar 2018/ Telashe në ditën e sotme! Kini shumë kujdes nga miqtë që…

14 January, 2018 F.autor Gossip, Lifestyle

Dashi

Hëna dhe Urani do i mbështesin maksimalisht nismat tuaja në raport me partnerin. Do të qëlloni në shenjë! Edhe shumë persona që janë vetëm, do të kenë sukses me njohjet e reja. Do të kapin në ajër mundësitë e reja! Sektori financiar paraqitet në rrezik, ndaj bëni mirë të reflektoni para se të veproni, në mënyrë që të mos dëmtoni veten.

Demi

Marsi mund të shkaktojë disa telashe qysh në nisjen e kësaj të diele. Në sferën e dashurisë, mësoni të vlerësoni atë që keni dhe gjithçka do të shkojë më së miri. Ata që janë vetëm, do të bëjnë mirë që të shmangin tensionet me personat që kanë pranë dhe të tregohhen më të gatshëm.

Ndonëse e diel, sa i takon punës, nuk do të arrini që të shkëputeni. Shijojeni pushimin dhe shtyjini angazhimet për të nesërmen, gjithçka mund të presë!

Binjakët

Ndikimi i kundërt i Hënës, do të shkaktojë luhatje humori për të lindurit e kësaj shenje. Raporti i dashurisë do të shoqërohet me ulje-ngritje të shoqëruara me keqkuptim dhe rënie të romanticitetit. Për ata që janë vetëm, nuk përjashtohen momente nervozizmi dhe tensioni me miqtë dhe familjarët. Sa i takon sferës profesionale, do të rezervojë një surprizë të bukur.

Gaforrja

Yjet do të kenë ndikim të favorshëm tek të lindurit e kësaj shenje dhe çfarëdo që të vendosni në raport me partnerin, do të shkojë shumë mirë. Edhe me miqtë, raporti do të gjallërohet dhe për këtë do të ndiheni të gëzuar. Ata që janë vetëm do të përballen me dilemën nëse do e kalojnë ditën me miqtë apo familjen. Sa i takon punës, gjithçka do të shkojë në drejtimin e duhur.

Luani

Kjo e diel do të jetë ideale për një arratisje në çift, larg nga rutina e përditshme. Intensiteti me partnerin do të jetë perfekt ndaj mundohuni të mos e dëmtoni. Pritet të ketë shumë surpriza për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak, ku mundësitë për të pasur takime premtuese janë shumë të mira. Puna do të vazhdojë normalisht, ndonëse do të ketë diçka që do ju shqetësojë.

Virgjëresha

Edhe gjatë kësaj dite për shkak të së kaluarës do të përjetoni momente tensioni dhe konflikti. Nuk do të keni shumë dëshirë për të takuar njerëz, duke i besuar vetëm partnerit. Kjo e diel do të jetë relaksuese për ata që janë vetëm, mes sportit dhe blerjeve të ndryshme. Kush e ka lënë pas dore punën, do të duhet të bëjë përpjekje për rekuperim. Veç bëni kujdes ndaj zgjedhjeve që do të bëni lidhur me bashkëpunëtorët tuaj.

Peshorja

Gjallëria dhe dëshira për të jetuar çdo moment nuk do ju mungojë. Në mëngjes do i përqendroni energjitë dhe dëshirat tuaja tek personi që dashuroni dhe do të kaloni një ditë vërtetë speciale. Të reja të mëdha priten edhe për ata që janë vetëm. Në sferën profesionale favorizohen nismat e reja, të cilat do e bëjnë këtë ditë të shkëqyer.

Akrepi

Sfera sentimentale duket shumë e favorizuar, por gjatë kësaj dite edhe humori do të jetë në maksimum. Mos hiqni dorë nga një darkë me partnerin, pasi pritet të jetë mjaft pikante. Kush është vetëm, mund të ketë një jetë sociale shumë interesante dhe plot surpriza. Në sferën profesionale veproni me diplomaci, por gjithsesi mbani një qëndrim.

Shigjetari

Në sajë të ndikimit të Hënës dhe Uranit, do të kaloni një të dielë fantastike, të përhumbur në një atmosferë të gëzuar. Do të ndani me partnerin shumë momente pasioni. Ata që janë vetëm do të përjetojnë eksperienca të reja me persona speciale, me të cilët do të kalojnë momente të këndshme. Projekte të reja paraqiten në sferën e profesionale, ku do të jeni shumë euforikë. Por bëni mirë të frenoni impulsivitetin.

Bricjapi

Disa situata të favorshme, do ju ndihmojnë që të zgjidhni një çështje që e keni përzemër. E rëndësishme është që të tregoni kujdes ndaj vështirësive reale dhe jo ndaj gjërave të vogla. Dita do të jetë monotone për ata që janë vetëm, do të kenë nevojë për të dalë me miqtë. Sa i takon sferës profesionale, do të keni mundësi të lulëzoni dhe do të mjaftojë pak fat për të arritur synimet tuaja.

Ujori

Gatishmëria juaj e pazakontë, do ju bëjë të pëlqyeshëm dhe të dashur. Partneri/ja do e vlerësojë këtë ndryshim tuajin, dhe raporti do të jetë mjaft pozitiv. Ata që janë vetëm, duhet të tentojnë të privilegjojnë raportet që kanë. Kjo e diel do të jetë mjaft e favorshëm për sferën profesionale, ku do të gjeni dakordësi me kolegët.

Peshqit

Në raportin në çift, do të jeni të pakënaqur për gjithçka që ju rrethon. Ata që janë vetëm do të kenë dëshirë për tu argëtuar dhe për të dalë nga rutina. Sa i takon sferës profesionale do të ndiheni nën presion për shkak të angazhimeve në rritje dhe lodhjes së shtuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jeto si ‘Pasha’. Seks dhe luks i paparë! Futuni brenda bordellos më të madhe në Evropë
Previous article ALFRED PEZA/ Jam kurioz të di si do e komentojnë diplomën e Llallës…

F.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT