• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Jam kurioz të di si do e komentojnë diplomën e Llallës…
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Jam kurioz të di si do e komentojnë diplomën e Llallës…

13 January, 2018 Redaktor1 OP-ED

Lajmi se ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla mund të mos ketë diplomë të shkollës së mesme dhe për rrjedhojë mund të ketë falsifikuar edhe dosjen e pranimit në Shkollën e Lartë, ka pushtuar çdo media, rrjetet sociale dhe çdo bisedë familjare, zyrash e rruge, çdo tryezë baresh e restorantesh në Shqipërinë e 48 orëve të kaluara.

Pas kësaj kam pritur si kushdo tjetër qytetar i këtij vendi besoj, për të mësuar nëse gazetari Artan Hoxha që e artikuloi i pari lajmin, e bëri këtë se akoma nuk i ka dalë inati i sekuestrimit nga Prokuroria kur Lllalla ishte në krye të saj, të celularëve të tij personalë teksa ishte në një emision në studion e Fevziut? Apo lajmi që duket i denjë për libra bestseller dhe filma thriller të Hollywood-it, është me të vërtetë, i vërtetë?!

Eshtë e kotë të thuash sesa e rëndësishme është që të sqarohet publikisht e vërteta e një lajmi të tillë për një nga njerëzit më të rëndësishëm të Shqipërisë së 5 viteve të shkuara, zëvendësimi i të cilit me anë të votimit më 18 dhjetor 2017 në Parlament, mban ende në këmbë gjithë intrigën politike të këtij fillim viti të ri.

Pas 24 orëshit të parë, kur kaluan edhe 24 orë të tjera nga publikimi i lajmit dhe ende nuk kemi asnjë sqarim për të vërtetën apo të pavërtetën e tij, jam kurioz të di se si do ta komentojnë këtë pasi gjërat të zbardhen zyrtarisht:

Si do ta komentojë vetë Adriatik Llalla, i cili kur ishte puna për ti dhënë përgjigje Ambasadorit të SHBA, me një xhest të rrallë për një zyrtar shqiptar në historinë mbi 105 vjeçare të këtij shteti, e bëri flakë për flakë brenda pak minutash, me anë të një deklarate qe nuk ka për tu harruar lehtë. Ndërkohë që jemi në ditën e tretë të konsumimit të kësaj akuze tepër të rëndë ndaj tij, ai ende hesht.

Si do ta komentojë Komisioni i Vettingut që verifikon gjithçka në lidhje me figurën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit aktual të drejtësisë. Gazetari Hoxha pretendoi gjatë lançimit të lajmit të tij, se është pikërisht kjo strukturë, që përgjatë procesit të verifikimit të dokumentacionit për ish Kryeprokurorin, ka bërë zbulimin e bujshëm se ai ka ndjekur fakultetin juridik pas përfundimit të shërbimit ushtarak, pa e marë diplomën e lirimit të shkollës së mesme.

Si do ta komentojë Parlamenti i Shqipërisë dhe të gjithë strukturat e njerëzit e tij, që kanë verifikuar pesë vjet më parë, dokumentacionin e dosjes personale të paraqitur nga kandidati Adriatik Llalla, për tu zgjedhur Prokuror i Përgjithshëm i Republikës.

Si do ta komentojë Sali Berisha, shefi i PD dhe ish Kryeministri në periudhën kur mazhoranca e atëhershme që ai drejtonte në Kuvend, e ka përzgjedhur dhe i ka dhënë votën mbështetëse kandidaturës së Adriatik Llallës.

Si do ta komentojë Ilir Meta, kryetari i LSI dhe aleat në qeverinë e mazhorancës së atëhershme, kur u votua Kryeprokurori i ri. Deputetët e LSI e dhanë të gjithë votën e tyre “PRO” kandidaturës së Adriatik Lallës.

Si do ta komentojë Edi Rama, ish shefi i opozitës kur u votua Adriatik Lalla, i cili nuk e mori votën e PS. Pas kësaj fati e desh që më shumë se 80% të kohës së mandatit të tij 5 vjeçar në krye të organit të akuzës, Llalla ta konsumonte në periudhën kur Rama u bë shefi i mazhorancës parlamentare dhe Kryeministër i vendit.

Si do ta komentojnë bashkëpunëtorët më të afërt të Adriatik Llallës, jo vetëm në Prokurorinë e Përgjithshme por edhe në të gjitha institucionet e tjera ku ai ka punuar përgjatë jetës së tij, për shkak se presupozohej se i plotësonte kriterit ligjore të pasjes së arsimit të lartë juridik.

Ka edhe shumë të tjerë, më të afërt apo më pak të rëndësishëm në raport me këtë histori, qëndrimi i të cilëve do të ishte gjithashtu kurioz për tu mësuar. Nuk është çështja thjeshtë dhe vetëm për të shuar një kuriozitet të thjeshtë njerëzor, sepse çfarëdo që të thonë pas kësaj, nëse ky lajm është i vërtetë, do të kenë vlerën më të vogël në raport me atë që është nominuar tashmë për të qenë ndoshta ngjarja më e rëndë e zbuluar ndonjëherë për drejtuesit e institucioneve kushtetuese të shtetit shqiptar.

Personalisht kam idenë, se askush ose shumica e kësaj liste, nuk do të flasin fare për këtë. Ose ngaqë nuk kanë se çfarë të thonë. Ose sepse kanë folur tashmë shumë, me veprën dhe kontributin e tyre të paçmuar, që të mbërrinim tek kjo pikë. Sepse ky është nga ato të vetmet raste ku askush nuk e besoj se e ka guximin që nesër të thotë, se: Adriatikun ua solla unë, atë nuk e gjeta në mes tuaj!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi ditor, e diel 14 janar 2018/ Telashe në ditën e sotme! Kini shumë kujdes nga miqtë që...
Previous article Bakteret e zorrëve mund t’ju mbrojnë nga kanceri

Redaktor1

Postime të ngjashme

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë OP-ED

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT