• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIKU I SAMITEVE/ Nga Vjena e Berlini në Tiranë, Samiti i BE në Shqipëri pas 13 konferencave e takimeve që nga 2013
Home
Politikë

HISTORIKU I SAMITEVE/ Nga Vjena e Berlini në Tiranë, Samiti i BE në Shqipëri pas 13 konferencave e takimeve që nga 2013

6 December, 2022 s.autor Politikë

Samiti i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet për herë të parë në Tiranë do të jetë i radhës pas 13 konferencash takimesh e samitesh të mbajtura çdo vit që prej 2013-tës, ku në Vjenë u mbajt konferenca e Frontex-it për Ballkanin Perëndimor rreth krizës së refugjatëve.

Takimi i radhës u mbajt një vit më pas sërish në Vjenë, më 3 qershor 2014, mes ministrave të jashtëm, 6 prej të cilëve kërkuan që Shqipërisë t’i jepej statusi i vendit kandidat, status të cilin vendi ynë e mori vetëm disa javë më vonë, më 24 qershor të 2014-tës. Konferenca e radhës u mbajt më 28 gusht 2014 në Berlin, ku mikpritëse ishte Gjermania. Ky takim konsiderohet si e para konferencë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në kuptimin e ngushtë.

Austria u bë sërish shteti mikpritës për konferencën e radhës në 2015-tën, mes kryeministrash, ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë. Një vit më vonë në shkurt të 2016-tës, u zhvillua një tjetër konferencë në Vjenë ku në fokus ishte menaxhimi i krizës së refugjatëve. Në 4 korrik të 2016-tës, përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku me përfaqësues nga Gjermania, Italia, Kroacia, Austria dhe Sllovenia u mblodhën në Paris, për ndërlidhjen e rajonit me burimet evropiane të energjisë. Në korrik 2017, në Trieste të Italisë u mbajt Konferenca e radhës për Ballkanit Perëndimor mbi rrjetëzimin e fushave të infrastrukturës, transportit dhe energjisë.

Në Bullgari, më 17 maj 2018 u zhvillua një takim i krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së dhe liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku u diskutua për rritjen e angazhimit të BE-së me vendet e rajonit. Në datën 10 korrik 2018 u mbajt e ashtuquajtura Konferenca e 5-të e Ballkanit Perëndimor në Londër mbi strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Më 29 prill 2019, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron në një minisamit ftuan në Berlin krerët e shteteve dhe qeverive nga Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Konferenca e radhës u mbajt më Poloni në 4 korrik ku fokusi kryesor ishte në Procesin e Berlinit. Në korrik të 2020-s, Konferenca e 7-të e Ballkanit Perëndimor e mbajtur së bashku nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, e cila për shkak të pandemisë COVID-19, u zhvillua në një video-konferencë më 6 mars të 2021-shit. Në tetor të 2021, Samiti i fundit midis liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ishte në Brdo pri Kranju në tetor 2021. Ai u organizua nga presidenca sllovene e këshillit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAMITI I BE/ Mesazhi i fortë i presidentes së Kosovës: Vuçiç vazhdimësi e mendësisë së vjetër, Serbia s’ka pranuar krimet e luftës
Previous article LIVE/ Nis Samiti i BE në Tiranë, ja liderët që marrin pjesë. AXHENDA

s.autor

Postime të ngjashme

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike Politikë

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet Politikë

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë Breaking News

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT