• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIKE/ Ukrainasit fitojnë betejën e dytë më të madhe: Ikin rusët
Home
Botë

HISTORIKE/ Ukrainasit fitojnë betejën e dytë më të madhe: Ikin rusët

14 May, 2022 s.autor Aktualitet, Botë

Rusët humbën edhe një tjetër front të rendësishëm në Ukrainë duke mbajtur tashmë vetëm jugun dhe jug-lindjen e vendit. Kryetari i bashkisë së Kharkivi, Ihor Terekhov, i tha BBC-së se rusët janë tërhequr edhe nga rrethinat e qytetit duke u futur në territorin e Rusisë.

Ai thotë se trupat ruse kishin arritur të hynin vetëm një herë në një pjesë të vogël të qytetit kyç verilindor dhe nuk kishin pushtuar zona të gjëra për një kohë të gjatë.

“Rusët bombardonin vazhdimisht Kharkivin sepse ndodheshin shumë afër qytetit. Dhe për shkak të përpjekjeve të ushtrisë sonë, rusët janë tërhequr tashmë”, tha ai.

“Tani është qetësi në Kharkiv dhe njerëzit po kthehen gradualisht në qytet. Ne ofrojmë furnizim me ujë, gaz dhe energji elektrike për të gjithë qytetarët. Megjithatë, për fat të keq, shumë ndërtesa banimi janë shkatërruar ose dëmtuar. Pra, në të ardhmen do të na duhet të bëjmë përpjekje të mëdha për rindërtim”.

“Nuk ka pasur asnjë bombardim në qytet për pesë ditët e fundit. Kishte vetëm një përpjekje nga rusët për të goditur qytetin me një raketë pranë aeroportit të Kharkiv, por rajo u eliminua nga Mbrojtja Ajrore e Ukrainës.”

Pse Kharkivi ka  rëndësi?

Ukraina e ka fituar tashmë edhe betejën për Kharkivin krahas asaj për Kievin, dy qytete tepër të rendësishme për vendin.

Më poshtë gjendet një përmbledhje për ata që nuk e njohin qytetin ose rëndësinë e tij:

Qyteti i Kharkiv në veri-lindje të Ukrainës është vetëm  50 km nga kufiri rus dhe jo shumë larg nga rajoni i Donbasit që është shtëpia e grupeve separatiste pro-ruse që luftojnë në anën e Rusisë në luftë.

Është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës – dhe para luftës ishte shtëpia e rreth 1.4 milion njerëzve, me provincën përreth me të njëjtin emër, ku banonin të paktën edhe 1 milion banorë të tjerë, raporton abcnews.al.

Kjo e bëri atë një objektiv kryesor strategjik të pushtimit rus që në ditët e para të luftës – por linja mbrojtëse ukrainase i rezistoi javëve të tëra përpjekjesh. Në vend të kësaj, Rusia zgjodhi bombardimet me artileri të rëndë të qytetit, siç bëri me objektivat e tjerë kyç si Mariupol, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Por në javët e fundit, një përpjekje nga forcat ukrainase për të rimarrë zonat në veri të qytetit është përshpejtuar në një kundërofensivë të suksesshme, duke i shtyrë forcat drejt kufirit.

Raportet ushtarake tregojnë se artileria ruse është shtyrë mjaft përtej kufirit dhe nuk ka më rrezik që të mund të bombardojnë Kharkivin. /

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA NGA JETA E PRESIDENTIT TË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE/ Rama mesazh ngushëllimi: Ishte burim frymëzimi për paqen dhe humanizmin
Previous article SHOKUESE/ E ngacmoi seksualisht dhe kreu veprime të turpshme me një vajzë, shpallet në kërkim 47-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

DËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK/ Shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX Aktualitet

DËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK/ Shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT