• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Historiani publikon dekretin: Si u ekzekutuan 5 inxhinierët në Maliq 71 vite më parë
Home
Sociale

Historiani publikon dekretin: Si u ekzekutuan 5 inxhinierët në Maliq 71 vite më parë

19 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi ka publikuar në Facebook, dekretin e ekzekutimit për grupin e parë të inxhinierëve të Maliqit 71 vite më parë. Në dekret thuhet se kuvendi Popullor refuzoi kërkesën për falje dhe dha urdhrin për ekzekutim me varje për dy inxhinierë dhe me pushkatim për 3 të tjerë.

Statusi i plotë:
1946/Dekreti i vdekjes për grupin e parë të inxhinierëve të Maliqit
Sot, 71 vjet nga ekzekutimi i inxhinierëve
Në mbledhjen nr.59, datë 19.11.1946, Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi refuzimin e kërkesave për faljen e jetës së bërë nga të dënuarit e procesit të parë të “Maliqit” dhe familjarët e tyre, duke urdhëruar ekzekutimin me varje në litar të Abdyl Sharrës, Kujtim Beqiri dhe me pushkatim të Vasil Manos, Zorika Manos dhe Eugenio Scaturos.
Këneta e Maliqit nisi të thahej më 5 maj 1946. Punimet e saj duhej të mbaronin më 28 nëntor 1946, kurse në fakt, në fazën kryesore mbaruan në vitin 1951. Drejtues të punimeve ishin Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri. Proceset ndaj teknikëve për gjoja “sabotime” ishin kombinacione dhe legjendime të përpiluara nga teknikët jugosllavë të Maliqit dhe regjimi komunist për të përligjur largimin e misionit amerikan në Tiranë. Dosjet hetimore-gjyqësore të këtyre proceseve janë tërësisht të manipuluara nga regjimi sepse janë marrë dhe zhvilluar në kushtet më të rënda të torturës psikike dhe fizike. Procesi i parë i Maliqit dhe proceset e tjera vijuese, synonin të implikonin qeverinë amerikane dhe diplomatin e saj Fultz. Sipas informacioneve të siguruara, Fultzi, vetëm nga zhvillimi i gjyqit e kuptoi kush i kishte drejtuar punimet në Maliq.
Nga maji 1945 e deri nëntor 1946, ngjarjet janë zhvilluar kështu:
-8 maj 1945 misioni diplomatik amerikan mbërrin në Tiranë
-10 nëntor 1945 qeveria amerikane njohu qeverinë komuniste me kusht deri në plotësimin e kushteve, e deri në këtë kohë nuk do kishte nivel të lartë diplomatik. Dy ditë më vonë, Hoxha deklaroi se ishin djegur arkivat e nuk i njihte traktatet me SHBA-në (si injorant i politikës nuk e dinte që traktatet hartohen në disa ekzemplarë)
-13 gusht 1946, Enver Hoxha i deklaroi shefit të misionit diplomatik amerikan se qeveria e tij do njohë disa traktate me karakter dypalësh, vetëm pas njohjes së Shqipërisë nga SHBA.
-20 shtator 1946, sekretari i shtetit, udhëzoi mosnjohjen e qeverisë komuniste të Hoxhës.
-28 shtator 1946 nisin arrestimet në Maliq.
-8 deri më 18 nëntor 1946 zhvillohet procesi i parë kundër “sabotatorëve”.
-15 nëntor 1946 misioni amerikan largohet nga Shqipëria
-19 nëntor 1946 ekzekutimi në Maliq i grupit të parë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Ja si duket Beyonce me flokët e gjata dhe trupin...
Previous article Humbja ndaj Sampdorias/ Shpërthen Alegri: Ja kush ishte fajtori

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false Aktualitet

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false

"JAM SËMURË, PO MARR SËRUM NË QSUT"/ Dalin detaje nga zhdukja misterioze e Eglant Koçit Aktualitet

"JAM SËMURË, PO MARR SËRUM NË QSUT"/ Dalin detaje nga zhdukja misterioze e Eglant Koçit

TRAFIK ARMËSH NË MES TË TIRANËS/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve Aktualitet

TRAFIK ARMËSH NË MES TË TIRANËS/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT