• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIANI “PARALAJMËRON”/ Danaj: Nëse ndodh, do të kemi LUFTË
Home
Sociale

HISTORIANI “PARALAJMËRON”/ Danaj: Nëse ndodh, do të kemi LUFTË

1 December, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Historiani dhe lideri i listës për Shqipërinë Natyrale Koço Danaj ka folur në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 për çështjen e ndryshimit të kufijve në Kosovë, një ide e hedhur së pari nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Danaj u shpreh kundër ndryshimit të kufijve me shkëmbim territoresh dhe sipas tij ka edne paqartësi për çfarë bëhet fjalë.

“Është një çështje shumë e madhe për të mos thënë më madhorja, ndaj debati do jetë edhe më i madh. Fryrja e debatit është në disa raste për interesa të ngushta të politikës shqiptare, por edhe të fuqive të mëdha që angazhohen për këtë çështje. Deri më sot, nuk e dimë ende për çfarë është fjala. Do kemi edhe një mur tjetër pas atij të Berlinit, do ngrihet muri i Mitrovicës, që e ndan në të Veriut e të Jugut? Me kë do jetë Trepça, liqeni i Ujmanit, për çfarë korrigjimi flitet? Dhe më kryesore, kur flitet për korrigjim kufijsh, ka një problem, se sapo festuam 28 nëntorin. U shpall Shqipëria e pavarur me kufijtë e saj natyral”, deklaroi Danaj.

Ai tha më tej se Presidenti Thaçi nuk e përmendi këtë debat në SHBA, sepse Eliot Engel ia preu dhe i tha as mos e hap temën e korrigjimit të kufijve.

“Ndërsa këshilltari i Trump, tha do jemi dakord me çdo gjë që do vendosni ju e Vucic. Deklarata e fundit është ajo e Haradinaj, i cili tha se nëse mua më rrëzojnë do marr me vete Thaçin e Veselin. Ky është një pazar për interesa personale të një grupi në Kosovë e të një grupi në Serbi”, u shpreh Danaj.

Danaj komentoi edhe deklaratat e kreut të LDK, Mustafa i cili është shprehur se Veriu i Mitrovicës po përgatitet për ndarje. Danaj tha se deri tani ai është i ndarë, dhe këtë nuk e thotë Isa Mustafa, kur do bashkohet.

“Katër kryetarët e komunave që me demek dhanë dorëheqjen janë të katër serb, shqiptarët janë një pakicë fare e vogël. Pra veriu i Mitrovicës ka mbetur serb”, tha Danaj, ndërsa theksoi se në rast të bashkimit me Kosovën do kemi luftë.

“I gjithë Ballkani aktualisht po ecën drejt shpërthimi të trazirave, në Kosovë, në Bosnje, në Maqedoni dhe në Greqi. Edhe në Greqi kemi shqiptarë që janë në trojet e tyre në Çamëri, dhe kemi një Republikë të Çamërisë, të pranuar nga Parlamenti Europian, me seli në Hagë e njohur nga qeveria e Holandës dhe Holanda është anëtare e BE-së, siç është edhe Greqia”, u shpreh më tej Danaj.

“E burgosura 1244” është botimi i ri që prof. Dr. Danaj, pritet të nxjerrë në treg për pak kohë, në botim me shkrimet e analizat e tij për Kosovën.

“Fatkeqësisht ne sot më shumë se sa politikanë modernë, kemi politikanë xhonturq, që iu intereson vilajeti i tyre, iu intereson zona e tyre dhe iu intereson të jenë pashallarë”, tha Danaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARISI NË FLAKË/ Protestuesit DJEGIN pemën e Krishtlindjeve dhe makinat e policisë
Previous article GOCË PËR SHTËPI/ Enca gatuan me gjoksin jashtë dhe sapo tërboi rrjetin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT