• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA TRONDITËSE/ 9-vjecari Artur Carja i zhdukur që prej 2004, kërkohet nga familja
Home
Sociale

HISTORIA TRONDITËSE/ 9-vjecari Artur Carja i zhdukur që prej 2004, kërkohet nga familja

15 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Sofia dhe Jakupi nga Elbasani janë prindër të 5 fëmijëve.

Blerimi dhe Arturi, dy fëmijët më të rritur të familjes Carja punonin për të siguruar ato pak të mira materiale. Kryefamiljari emigronte me sezone në Greqi. Rituali i dy vëllezerve më të rritur të familjes, me shumë anëtarë ishte dalja nga shtëpia, herët në mëngjes për të shitur qese plastike, në markatën e qytetit.

Ora 12 në mesditë ishte orari kur dy vëllezërit hanin drekën për të nisur përsëri punën, deri në orën 16 të pasdites kur edhe ritakoheshin për të shkuar në banesë. Me pak të ardhura që fitonin nga tregëtimi i qeseve dhe me sakrificën që bënin për të mbajtur gjallë shumë frymë në familje, cdo ditë e tyre ishte një mundësi më shumë, për të përballuar jetesën.

9-vjecari Artur Carja i zhdukur që prej 2004
Sikundër çdo herë tjetër i njëjti ritual ishte edhe ditën e 7 korrikut të vitit 2004. Nën zhegun e ditëve të nxehta, dy vëllezërit u nisën herët në mëngjes, drejt markatës së qytetit. Asokohe Blerimi 12 dhe Arturi 9 vjeç. Gjyshja e tyre i takoi atë ditë të dy nipërit, bisedoi me ta dhe më pas u largua. Ata vazhduan punën. Drekuan bashkë dhe më pas u ndanë nga njëri-tjetri për të vijuar sërisht punën. Takimi u la si gjithnjë në të njëtën orë, 16: 00.

Ora erdhi por Arturi jo.

Blerimi mbërriti në shtëpi më shpresën se i vëllai kishte mbërritur para tij. Por nuk e gjeti. Bashkë më të ëmën Sofinë shkojnë tek shtëpia e gjyshes, por as atje nuk ishte Arturi. Ajo i thotë se ishte takuar më herët me ta, por më vonë nuk kishte mësuar më asgjë.

Pyesin kudo, atje ku dyshohej se mund të kishte shkuar 9-vjecari, por askund, asnjë gjurmë e tij. Duke mos patur asnjë rezultat familjarët bëjnë denoncimin në polici. Artur Carja vinte nga një familje e varfër e për këtë arsye ishte i detyruar që të shiste qese plastike në rrugët e Elbasanit, megjithëse ishte vetëm 9 vjeç. Dyshimi i familjarëve ishte ajo e pistës së rrëmbimit. Ky dyshim pasi dëshmisë së një zonje e cila ka pohuar se e kanë parë të shoqëruar me një burrë me qese me ushqime në duar duke i vendosur në bagazhin e makinës. Me flokë të zeza dhe sy të zinj, me djegje në faqen e djathtë, me një nishan në anën e majtë të shpatullës dhe një tjetër në anën e majtë të vetullës, si shenjë dalluese të portretit të tij, Arturi ka 14 vite që i mungon familjes, duke mbajtur ende në ankth zemrat e tyre.

Asnjë gjurmë lidhur me fatin e të riut që sot është 23 vjeç. As fotot e Arturit të shpërndara në të gjitha pikat kufitare të vendit, as hetimet e policisë dhe prokurorisë së Elbasanit apo shpallja si i humbur dhe kërkimi nga Interpoli nuk sollën një dritë jeshile për gjetjen e gjurmëve të tij.

Mbas një jave si Sofia dhe Shpëtimi shkojnë pasi i vjen një telefonatë nga Drejtoria e Policisë që është gjetur një djalë i vogël me të njëjtat karakteristika që kishte Arturi. Por nuk ishte Arturi. Ishte djalë tjetër që kishte humbur dhe lumuroi zemrën e nënës së tij. Sofia i thotë policisë që djalin ma kanë rrëmbyer.

Te Aida pas humbjes së djalit kanë marrë një informacion dhe i kanë thënë që e kemi parë në Selanik të Greqisë.

Rreth një muaj pas humbjes së tij, del një njoftim në një gazetë se është gjetur kufoma e një fëmije 10-vjeçar në piramidën 37 në kufi me Maqedoninë dhe dyshohej se i përkiste vogëlushit Artur Carja por nuk rezultoi ai.

Në shkurt të 2005-ës, ish-shefi i Komisariatit të Policisë së Elbasanit, Ahmet Bala u shpreh publikisht për mediat se Artur Carja është gjallë dhe se dispononte informacione konkrete për vendndodhjen e tij por për arsye të hetimeve që po kryheshin në bashkëpunim me prokurorinë, nuk mund t’i bënte publike.

Entuziasmi i kryepolicit të Elbasanit u zbeh shpejt sepse familja asnjëherë nuk e mori vesh se ku ndodhej 9-vjeçari Carja dhe arsyet e rrëmbimit të tij mbetën mister. Të afërmit kanë deklaruar se një herë u është bërë një telefonatë anonime ku kanë dëgjuar zërin e djalit të tyre por askush nuk ka kërkuar diçka në këmbim të lirimit të tij.

Deri në vitin 2013, dosja e Arturit mbeti në hije për policinë derisa vetë babai i tij Jakupi bëri një deklaratë publike ku shprehte dyshime për pedofilin e sapo arrestuar Ardian Prrenjasi se mund të ketë qenë ai personi i cili e ka rrëmbyer djalin. Prrenjasi ishte kapur nga policia sepse dyshohej si abuzues seksual dhe vrasësi i një fëmije tjetër. Këto dyshime nuk u arritën të provoheshin sepse Prrenjasi nuk e pranoi të kishte lidhje më zhdukjen e Arturit megjithse doli se ai e njihte familjen Carja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KA EDHE KËSHTU/ Në këto shtete duhet ta mendosh mirë tradhtinë bashkëshortore
Previous article ME GJOKSIN QË PO I SHPËRTHEN/ Habit 24-vjeçarja: Më pengon por do e zmadhoj prapë...(FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT