• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA TRONDITËSE/ 16-vjeçarja vrau veten pas shantazheve për publikimin e videos. Ky është djali që i dërgonte… (EMRI+FOTO)
Home
Breaking News

HISTORIA TRONDITËSE/ 16-vjeçarja vrau veten pas shantazheve për publikimin e videos. Ky është djali që i dërgonte… (EMRI+FOTO)

7 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kërcënohej nga një 17-vjeçar për publikimin e një videoje, 16-vjeçarja nga Berati i jep fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Adoleshentja është përcjellë mesditën e sotme për në banesën e saj të fundit. Adela Çaçi, dy ditë më parë helmoi veten me fostoksinë, pasi nuk duroi dot shantazhet që prej javësh i vinin me sms në telefonin e saj nga një 17-vjeçar.

Mes dhimbjesh e lotësh, familjarë, miq, të afërm e nxënës shkolle, shoqëruan kortezhin funebër për në varrezat e fshatit Duhanas, ku edhe jetonte vajza me familjen e saj.

Adela Çaci, ishte nxënëse në Shkollën e Mesme Profesionale të qytetit të Beratit, në vitin e parë. Edhe kërcënuesi i saj, David Kovaçi, tashmë i arrestuar nga policia, ishte nxënës në të njëjtën shkollë me vajzën.

Për familjarët dhe të afërmit e Adelës, lajmi për vetëhelmimin e saj ishte tronditës dhe krejt i papritur, pasi askush nuk e kishte kuptuar gjendjen depresive të vajzës dhe askush nuk dinte se ajo kërcënohej nga një djalë. Komshinjtë dhe të afërmit e Adelës pohojnë se, familja e saj ishte mjaft punëtore dhe se të dy prindërit punonin çdo ditë në arë për të shkolluar Adelën dhe 2 motrat e saj. Ata shprehen se, 16-vjeçarja ishte një vajzë e edukuar dhe e urtë dhe se, lajmi i kobshëm i ka tronditur pa masë të gjithë ata që e njihnin.

Drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale në Berat, Ferik Koçi, shprehet se ,nxënësja Adela Çaçi ishte një nxënëse e dalluar, e urtë dhe asnjëherë nuk kishte sjellë shqetësime në klasën e saj dhe në shkollë. Koçi pohon se, Adela nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni dhe shqetësimi tek mësuesit dhe psikologët e shkollës. Në lidhje me kërcënimet që i vinin çdo ditë nga 17-vjeçari David Kovaçi, drejtori i shkollës pohon se, ai dhe mësuesit nuk kanë qenë në dijeni dhe sepse vajza nuk ishte në të njëjtën klasë me djalin. Sipas tij, njohja mes tyre mendohet të ketë ndodhur gjatë aktiviteteve jashtëshkollore, ku të dy merrnin pjesë.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, nëpërmjet një komunikatë për shtyp ,njoftuan edhe arrestimin e 17-vjeçarit David Kovaçit, banues në lagjen “Kushtrim” në Berat që, sipas policisë, e kishte përndjekur prej disa ditësh vajzën me mesazhe telefonike kërcënuese. Kovaçi do të përballet tashmë me akuzën e “Përndjekjes” në Gjykatën e të miturve.

Ky nuk është rasti i parë i vetëhelmimeve në këtë shkollë. Në 27 Tetor 2016, 17-vjeçari P.Xhaferraj, nga fshati Tomorr, helmoi veten me fostoksinë pasi nuk duroi dot talljet e vazhdueshme nga shokët e klasës që i thërrisnin “fshatar”, për shkak të origjinës së tij nga fshati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SYNON PËRFORCIME NË VERË/ "Verilindorët" pranë firmës me portierin e Kamzës...
Previous article REVOLUCION TEK GJIGANTI GJERMAN/ Messi kërkon në "Camp Nou" yllin e Bayern Munich...

F.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT