• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA/ Shqiptari tenton t’i shpëtojë drejtësisë britanike me një hile, por zbulohet
Home
Aktualitet
Kronikë

HISTORIA/ Shqiptari tenton t’i shpëtojë drejtësisë britanike me një hile, por zbulohet

24 October, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një emigrant i paligjshëm shqiptar, i cili u gjet në një shtëpi bari në Britani tentoi që të shpëtonte duke pretenduar se ishte një 16-vjeçar i pambrojtur. Por gjithçka do të zbulohej si pasojë e hetimeve.

Në fakt, policia arrestoi dy shqiptarë pasi zbuluan një shtëpi bari me 311 rrënjë kanabis. Një prej tyre tentoi t’i shpëtonte policisë duke gënjyer për moshën.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Erald Hoxha, 19 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij, Xhevahir Dafku, 25 vjeç, pranuan akuzën për prodhim kanabisi. Po ashtu, ata pohuan edhe se kanë vjedhur energjinë elektrike që u duhej për rritjen e kanabisit.

Agjentët gjetën 12 dhoma me kanabis. Hoxha dhe Dafku u gjetën në një strehë të sofistikuar që kishin improvizuar në një dollap me ajrim. Avokati i 19-vjeçarit Hoxha i cili ishte shfaqur më herët në gjykatë kishte thënë se ishte vetëm 16 vjeç. Por fakti që disa ditë më vonë hetimet kishin zbuluar moshën e tij të vërtetë u bë subjekt shakaje në gjyq.

“Sa vjeç është sot”, pyeti gjykatësi Mark Bury.

“Nuk je aq i ri sa the disa ditë më parë. Jeni të dy nga Shqipëria. Të dy u kapët në një shtëpi plot me kanabis. Po luanit një rol të rëndësishëm në këtë ndërmarrje të jashtëligjshme”, tha gjykatësi.

Për këto arsye, ai i dënoi secilin me nga 1 vit burg. Më pas do t’u takojë autoriteteve kufitare të vendosin se çfarë do të vendosin nëse do i dëbojnë apo jo shqiptarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË E BËN SEKSIN TË QUHET "I KEQ"? Studimi i jep fund dilemave
Previous article PROFILI/ Ato që nuk dini për kryeministrin e ardhshëm britanik, "indiani" i parë që do drejtojë Anglinë

F.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT