• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Historia që përloti publikun/ Divorci pas 34 vitesh, e bija i bën kërkesën e fortë nënës
Home
Sociale

Historia që përloti publikun/ Divorci pas 34 vitesh, e bija i bën kërkesën e fortë nënës

31 March, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Edhe mbrëmjen e sotme programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit solli emocione të forta, madje na bëri dëshmitarë të një drame familjare. Dëshira për të bashkuar prindërit dhe për t’i parë të lumtur me njëri-tjetrin e kishte nxitur Ariolën që në program të ftonte mamanë e saj, Verën.

Pas 34 vitesh martese prindërit e Ariolës, Vera dhe Sulo ishin divorcuar. Shkaqet që i kishin çuar bashkëshortët drejt zgjidhjes së martesës ishin të shumta, por burimi kryesor i konflikteve ishte bërë djali i tyre që luante bixhoz.

Ariola kishte ftuar Verën për t’i kërkuar që ta falte babanë e saj dhe që të riktheheshin sërish bashkë. Kur Vera zbuloi që ishte Ariola, ajo që e kishte dërguar ftesën nuk arriti t’i përmbante lotët.

“Mami unë dua që ne të jemi të tre, që babi të jetë me ne, që ti ta falësh”, – ishin këto fjalët me të cilat Ariola iu drejtua Verës.

Gjithashtu Ariola rrëfeu se e ndjente mungesën e babait dhe se ajo nuk mund t’ia dilte e vetme, që kishte nevojë për mbështetjen dhe dashurinë e tij.

Por Vera rrëfeu një të vërtetë tjetër. Ajo tha që asnjëherë nuk kishte qenë e lumtur, se Suloja e kishte dhunuar shpeshherë si fizikisht por edhe psikologjikisht dhe se këtë gjë Ariola nuk e mbante mend sepse kishte qenë e vogël.

Pavarësisht lutjeve të vazhdueshme të Ariolës, Vera ishte e vendosur që të mos t’i jepte një mundësi të dytë Sulos.

Në mes të lotëve Vera i dha një mesazh Ariolës: “Shpirt i mamit, ti e ke jetën përpara dhe nëna të ka trimëreshë. Bëhu më e fortë se nëna jote dhe vazhdo jetën tënde!”./Top Channel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Plagosja në Tiranë/ Policia jep DETAJE: Ja kush është i lënduari, shkoi vetë në spital
Previous article Plas KRIZA e xhelozisë në Xing me Ermalin, pas Rashelit dhe Kejvinës futet dhe 1 e tretë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT