• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA PREKËSE/ Theu tabunë e fshatit, dashuria që u kthye në një tragjedi: Ai vdiq disa ditë pas dasmës
Home
Aktualitet
Kronikë

HISTORIA PREKËSE/ Theu tabunë e fshatit, dashuria që u kthye në një tragjedi: Ai vdiq disa ditë pas dasmës

17 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mimoza, nënë e dy fëmijëve vjen nga Gjermania ku jeton prej 25 vitesh në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Përpara se të zbulojë arsyen e ardhjes së saj në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ajo nis të rrëfejë vitet e kaluara në Shqipëri.

Mimoza vjen nga një zonë rurale e Kukësit dhe në moshën 18-vjeçare provoi për herë të parë ndjenjën e dashurisë. Në vendin ku jetonte, dashuria ishte një “mollë e ndaluar” sepse fshati njihte vetëm traditën e zakonin ndaj ndjenja e saj u sprovua për dy vite. Më pas, kur mendoi se arriti gjithçka, Mimozës iu desh të provonte dhimbjen.

Mimoza: U dashurova me një bashkëfshatar timin që në bazë të traditave të atij fshati vajza duhej të martohej me shkuesi. Dashuria ishte tabu.

Ardit Gjebrea: Vërtet, nuk kishte çifte që dashuroheshin dhe që martoheshin më pas apo ishte vetëm shkuesi?

Mimoza: Unë të flas, në atë kohë nuk njoh dikë që në fshatin tim ishte fejuar ose martuar me dashuri.

Ardit Gjebrea: Por ti u dashurove.

Mimoza: Po. U dashurova duke menduar se njeriu do ta vlerësojë një ndjenjë që lind nga Zoti.

Ardit Gjebrea: Si shkoi dashuria jote?

Mimoza: Dashuria ime u gjykua, u paragjykua, u dënua nga i gjithë fshati, gjë që reflektoi edhe te familja ime.

Ardit Gjebrea: Si e priti familja jote?

Mimoza: Të ndierë nën presionin e opinionit, nuk ishin dakord për atë lidhje dhe u munduan prej dy vitesh që të më largonin.

Ardit Gjebrea: Ah, pse zgjati dy vjet?

Mimoza: Po.

Ardit Gjebrea: Nga 18 deri në 20 vjeç.

Mimoza: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe?

Mimoza: Pas dy vjetësh, mbase babi im i ndjerë që sot më mungon, reflektoi dhe e pa gjendjen time psikologjike që unë isha shumë e vendosur për atë lidhje dhe e kurorëzoi me martesën tonë.

Ardit Gjebrea: Pra më në fund babi pranoi dhe tha “martohu me atë që do”.

Mimoza: Po.

Ardit Gjebrea: U bë dasma?

Mimoza: Natyrisht që u bë dasma po mbase kur njeriu mendon që ka arritur majat ose ka bërë një ëndërr realitet, ndodhi që pas vajtjes time te salla, te familja e burrit ku bëhej dasma që ne të dy të përfundonim në spital.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi, patët ndonjë helmim nga ndonjë ushqim a çfarë?

Mimoza: Dikush tha që ndonjë magji, dikush… nga zemra vuante por unë mendoj që gjendja psikologjike jona ishte rënduar këto dy vjet dhe ndodhi ajo që pas pak ditësh pas martese unë mbijetova por ai vdiq. Këtu mendova se nuk ka më ditë nesër për mua. Mendova që… aty ishte shpresa e çdo ëndrre që unë deri atëherë kisha menduar ta shoh realitet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRETH 45% E AKSIDENTEVE NDODHIN NATËN/ Ekspertët: Shkak, alkooli edhe mungesa e ndriçimit në rrug
Previous article VRASJA NË BURGUN E PEQINIT/ Prokuroria kërkon arrest me burg për Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarë të IEVP-së

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT