Një foshnje 6 muajshe është prekur nga koronavirusi.
Vogëlushja po kurohet në një spital në Britani, kanë thënë prindërit e saj.
Erin Bates ndodhet në Spitalin e Fëmijëve ‘Alder Hey’ në Liverpool pasi kishte probleme me zemrën. Më pas foshnja ka rezultuar e infektuar edhe me COVID-19.
Nëna e saj Emma Bates, 29-vjeç, tha se ndihej shumë e lënduar dhe e friksuar që foshnja e saj ishte me koronavirus. Ndërkaq, ‘Metro’ shkruan se Erin ka rezultuar pozitive ndaj COVID-19 në një test të bëre më 10 prill.
Babai i foshnjës tha se se gjendja e Erin ishte e qëndrueshme, por ishte i mërzitur me faktin që njerëzit nuk po e marrin seriozishte këtë virus.
Familja Bates e ka publikuar këtë foto në mënyrë që të përcjellë një mesazh tek qytetarët dhe për t’u bërë thirrje që të ndjekin rregullat e distancimit shoqëror.



